‘Festa e nonave’, panair me gatime tradicionale në Përmet

PËRMET- Kultura artizane dhe gatimet tradicionale nga duart e gjysheve, është ajo që solli për të tretin vit radhazi “Festivali i Nonave” në qytetin e vogël të luleve në Përmet.

Dedikuar gjysheve, panairi i kulinarisë mblodhi në sheshin kryesor të qytetit nëna të ardhura nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, që prezantuan një shumëllojshmëri ushqimesh tradicionale të zonave.

 “Përfaqësojmë gatimet përmetare. Kemi sjellë byrek me lakra të përziera, një ëmbëlsirë me portokall dhe pite të pjekura dhe qumështor”, tregojnë nënat.

Të shumtë ishin turistët që iu bashkuan festës tradicionale të promovimit të produkteve vendase, ku nuk mungoi byreku 300 lekësh apo dhe mesniku i` Përmetit. 

 “Kemi gatuar qumështor, kemi gatuar byrek me lakra, petanik dhe byrek me kungull. 

"Dje ishte byreku me mish, mesniku që i themi. Ne sot i kemi me vezë dhe djathë dhe pitet ose petullat që sidomos fëmijët i preferojnë shumë”, shprehen ato.

Përveç panairit, turistët ndoqën dhe koncertin me muzikë live ku performuan nga artistë shqiptarë dhe DJ.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja