Sot është festa e Flamurit, teksa gjithë shqiptarët bashkohen në këtë ditë për të kremtuar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Urim për Pavarësinë e Shqipërisë ka ardhur edhe nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken i cili thekson se marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta.
Prania e Bashkimit Europian në Tiranë përmes amabasadorit Silvio Gonzato shprehen se ky përvjetor e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, ndërkohë që ka shumë sfida përpara drejt anëtarësimit në BE.
'Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!
Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap.', uron BE në Tiranë.
Ambasada e SHBA-së përmes një videoje në X, uroi festën e flamurit, teksa shfaqet në video një punonjës i ambasadës i cili po mëson shqip duke kënduar Himin e Flamurit dhe duke uruar Pavarësinë.
'Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Ëozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket?', uron Ambasada e SHBA-së.
???????? Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket?
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 28, 2024
????????… pic.twitter.com/TLfO4Hsipd
Gjithashtu ka pasur një urim për këtë festë edhe nga ambasada gjermane në Tiranë.
“Ne qëndrojmë krah për krah me partnerët tanë në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në urimin e ambasadës së Gjermanisë.
Për të festuar këtë ditë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau në rrjetet sociale këngën “O moj e bukura Arbëri” të kënduar nga e madhja Vaçe Zela.
Urim për Pavarësinë e Shqipërisë ka ardhur edhe nga sekretari i Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken. Sekretari amerikan në emër të SHBA-së i shpreh popullit shqiptar urimet më të mira.
Më tej shton se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për paqe dhe siguri.
'Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.” - Sekretari i Shtetit i ShBA Antony Blinken.'
Ambasada e SHBA-së ka uruar festën e pavarësisë së Shqipërisë me anë të një videoje në rrjetin social X.
Në video është një punonjësi i ambasadës i cili është duke mësuar shqip dhe këndon himin e flamurit.
Ai quhet Jakob Curatola-Wozniak dhe po shërben me gruan e tij në Shqipëri.
'Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket?', uron Ambasada e SHBA.