Festa e Pavarësisë, inaugurohet kinemaja e re në Vlorë! Kapacitet prej 300 vendesh, dhuratë nga BE

Festa e Pavarësisë është pritur këtë herë ndryshe në Vlorë, ku mbrëmjen e 28 Nëntorit u përurua për pas një mungesë të gjatë Kinemaja e parë e qytetit në sallën e koncerteve të Pallatit të Kulturës, “Labëria”.

Dhuratë nga BE, salla e kinemasë së re ka një kapacitet prej 300 vendesh, ndërsa mbrëmjen e së dielës me rastin e festës së Flamurit u shfaq për publikun  filmi “Nëntori i dytë”.

Pjesë e takimit promovues ishte dhe kryebashkiaku Dritan Leli, por edhe miq të ftuar nga Kosova.

“Vendosa që t’ju thërrasë të gjithëve pikërisht në Sallën e re të kinemasë në Pallatin e Kulturës, ‘Labëria’. Ju jashtë patë një bust të vogël të një labi dhe në faqen e murit përballë të Teatrit ‘Petro Marko’ bëmë risjelljen e tyre në vëmendjen e publikut. Janë disa piktura unike, që ne i kemi sjellë në këtë ditë”, tha Leli.

“Vlora dhe vlonjatët presin heroin tonë kombëtar Isa Boletini, të cilin të derdhur në bronz ua kemi sjellë nga Mitrovica, nga Kosova këtu.  Dhe në emër të strënipit Gazmend Boletini ju përcjell përshëndetjet tona dhe urimet për festën e Flamurit…", tha kryebashkiaku. 

Shfaqja e filmave do të kryhet çdo dy javë, ndërsa nuk do të mungojnë dhe filmat vizatimorë për të vegjël.

Javët në vazhdim do të shfaqen filmat të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, ku një ndër ta do të jenë filma të kompozuar nga Kujtim Laro, siç është edhe 'Lulekuqet mbi mure'.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë