/ATSH/.- Akademiku Ali Aliu u vlerësua sot me çmimin letrar kombëtar për vepër jetësore "Azem Shkreli", të dhënë nga juria profesionale gjatë aktivitetit të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Çmimi iu dorëzua akademikut Aliu nga kryeministri Isa Mustafa, i pranishëm në ndarjen ceremoniale të Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe çmimeve të tjera vjetore për letërsi për vitin 2014.
Çmimi Vjetor për Letërsi për librin më të mirë me poezi, iu dha poetit Nexhat Halimi, për veprën "Kaq vetëm Fedorë", ndërsa çmimi vjetor për librin më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë, iu akordua studiuesit dhe shkrimtarit Osman Gashi, për veprën "Letërsia dhe miti".
Çmimi vjetor për librin më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe, iu dha profesorit të gjuhës frënge Masar Stavileci, për përkthimin e veprës "Neveria" të autorit e filozofit francez Jean Paul Sartre.
/Shqiptarja.com