Festa e PD-së, Berisha fton
Ramën në festë lë jashtë Topin

Festa e PD-së, Berisha fton<br />Ramën në festë lë jashtë Topin
TIRANE - Partia Demokratike po përgatitet fort për festimin e 22 vjetorit të themelimit të saj. Si e para parti politike opozitare pas afër 50 viteve diktaturë, PD kishte mbledhur në gjirin e saj shumë e shumë figura disidente por dhe potenciale të asaj kohë që në 22 vite postkomunizëm janë shpërndarë dhe në parti të tjera, një pjesë dhe në partinë më të madhe opozitare, Partinë Socialiste madje dhe në krye të saj. Ku kryetari Edi Rama ka qënë njëri ndër iniciatorët më të rëndësishëm të rrëzimit të regjimit komunist të instaluar për 50 vite nga Enver Hoxha dhe mbështetësit e tij më të ngushtë. Dhe pikërisht për këtë ditë të shënuar të 22 vjetorit të themelimit të PD, selia blu i ka dërguar tashmë ftesat për pjesmarrje, ku s'kanë munguar për të gjitha partitë parlamentare, të pozitës dhe opozitës, ndërkohë që janë lënë jashtë partitë joparlamentare të opozitës.

Më konkretisht burimet zyrtare pranë selisë blu por dhe kryeministrisë bëjnë me dije se kryeministri Berisha si kryetar historik i PD dhe në emër të kësaj partie i ka dërguar ftesë nominale për të marrë pjesë në festimet 22 vjetorit të krijimit të partisë së parë opozitare, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orën 18.00 të datës 11 dhjetor, kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, kryetarit të LSI Ilir Meta, kreut të PBDNJ Vangjel Dule, kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, kryetarit të PR, Fatmir Mediu, kryetarit të PLL Ekrem Spahia, kryetarit të BLD Arjan Srarova, kryetarit të PDK, Nard Ndoka, kryetarit të PLD, Nikollë Lesi, kryetarit të PBK Adriatik Alimadhi, kryetarit të PBKD Artur Roshi, kryetarit të POSH, Zef Shtjefni, kryetarit të LZHK Dashamir Shehi, dy nënkryetarëve të Kuvendit përfaqësues të opozitës, ish-kryeministrit Pandeli Majko si "Pishtar i Demokracisë" dhe figura të tjera. Ndërkohë që janë lënë jashtë liste të gjitha partitë joparlamentare të opozitës, duke filluar nga Bamir Topi kreu i FRD që pavarësisht se ka një deputet në Kuvend, Gazmend Oketën nuk cilësohet e tillë nga ana e PD, kreun e PSD, Skënder Gjinushi, kryetarin e PDS, Paskal Milo, kryetarin e AK, Kreshnik Spahiu, kryetarin e PSV '91 Petro Koçi, kreun e PLD Spartak Ngjela dhe shumë krerë të partive të vogla opozitare. Ndërkohë që është ftuar Presidenti Bujar Nishani, janë ftuar trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, përfshirë dhe tre ambasadorët e Trojkës, Arvizu, Sequi dhe Wollfarth si dhe një sërë personalitetesh të artit, kulturës e të gazetarisë. Mësohet se gjasat për të marrë pjesë në këto festime të kreut të PS Edi Rama janë thuajse zero, por nuk përjashtohet pjesmarrja e një eksponenti tjetër të PS.

Ndërkohë që ditën e sotme, kreu i qeverisë pritet të marrë pjesë në ditën e rinisë në koncertin festim që organizohet nga MTKRS në mesditë në Pallatin e Sportit Asllan Rusi si dhe në orën 16.00 pasdite në përurimin e bustit të Azem Hajdarit në "Qytetin Studenti". Ndërkohë që dhe grupimi "Dhjetor `90" sot në orën 13.00, pranë SHQUP-it, organizon aktivitetin "8 dhjetori, dita kur prekëm lirinë". Këto do të jenë dhe festimet që do të zhvillohen në nder të dhjetorit '90 që shembën komunizmin.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com  (versioni i gazetes print)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë