Festa e PS për fundvit, mungon
Rama e ish-ministri Tahri/FOTO

Festa e PS për fundvit, mungon<br />Rama e ish-ministri Tahri/FOTO<br>
Partia Socialiste ka mbledhur në festën e fundvitit ministra, deputetë dhe kryebashkiakët e kësaj force politike, ndërsa kanë munguar kryeministri Edi Rama, për shkak të vizitës në SHBA dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Në fotot e publikuara nga fotografi Agim Rama vihet re prezenca e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manje, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kreu i Grupit të PS Taulant Balla dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste.

Në festën e organizuar vihet re mungesa e Saimir Tahirit i cili ka qenë një nga figurat kryesore të kësaj partie edhe pse ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda i riktheu pasaportën dhe kartën e identitetit.

Rama pak kohë më parë e ka përjashtuar Saimir Tahirin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe forumet drejtuese të PS pas kërkimit të Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij me akuzën se ishte i përfshirë në trafik droge. Ndërsa njw ditw mw parw, Gjykata e Krimeve tw Rwnda i ktheu pasaportwn Tahirit, pas dy jave mase bllokimi dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

[gallery]25212[/gallery]

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike