Festa e PS-së, Meta: E kemi
ndjerë mungesën e Fatos Nanos

Festa e PS-së, Meta: E kemi<br />ndjerë mungesën e Fatos Nanos
Deklaratat e pjesëmarrësve
 
Ilir Meta:
E gjen më të rritur, më të pjekur, më të votuar dhe më të përgjegjshme për të ardhmen dhe sigurisht më të bashkuar.
 
Ndryshime në qeveri?
 
Është pyetje që duhet t’ia drejtoni kryeministrit por meqenëse z. Basha e vlerësoj 21 qershorin si referendum për qeverinë edhe qeverisjen mendoj se përgjigja është e qartë, megjithatë unë asnjëherë nuk e kam thënë që 21 qershori është referendum, kam thënë që janë gjithmonë zgjedhje vendore.

A duhet të ishte Nano në festë?
Patjetër e kemi ndjerë mungesën e tij.

Pandeli Majko
Historia jonë është programi i vërtetë i PS, të gjithë këta njerëz i bashkon një zinxhir kujtimesh ku fitoret kanë vendin kryesor por dhe humbjet po ashtu.
 
Arben Malaj
Nuk besoj se duhet të jesh anëtar që të jesh pjesë e sfidave që ka një forcë politike. Gjithmonë kam qenë kundër idesë që një individ i vetëm mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme.
 
 
Koço Kokëdhima
Këtë sukses shumë të mirë që u realizua në këto zgjedhje jam i sigurt që është një sukses për të gjithë popullin.
 
Nasip Naço
Marrëdhëniet e koalicionit janë të shkëlqyera, rezultati i zgjedhjeve ishte i shkëlqyer. LSI të gjitha votat i mori të gjitha bio.
 
Edmond Panariti
Është një pakt i cili bazohet në luajalitet edhe në frymën e bashkëpunimit e cila u duk qartë edhe që kontribuoj në fitoren e jashtëzakonshme që e majta bashkuar arriti në këto zgjedhje.
 
Ndryshime në qeveri?
Kjo është në kompetencën e kryeministrit, unë nuk shikoj ndonjë arsye.
 
 
Erion Veliaj
Është shumë e bukur, kjo është një nga ato rastet ku thuhet të na rroje partia.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)