BEHXHET PACOLLI

Rama dinamik për ndryshimin në vend

I ftuar në ceremoninë e djeshme ishte dhe zvendëskryeminsitri i Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili në  një prononcim për gazetën Shqiptarja.com kërkoi nga kryeministri i ardhshëm që të ketë bashkëpunim të ngushtë me homologun Thaçi. “Qeveria e zotit Thaçi dhe e zotit Rama duhet të jenë të përqëndruara në më pak fjalë dhe më shumë veprime. Ne duhet që njëherë e përgjithmonë të gjendemi bashkë ekonomikisht.

Unë kam biseduar disa herë me kryeministrin e ardhshëm edhe para e pas fushatës dhe kam dëgjuar vizionin e tij që për mua është shumë i drejtë që së pari të fillohet prej veprimeve ekonomike, të krijojnë mundësi të mëdha për punësim. Ky qytetar është i aftë e dinamik.

Ne nuk kemi nevojë të ndihmojnmë qytetarët me asgjë mjafton që të rinjve tanë tu japim mundësinë e punësimit. Krijimi i paltforma agro ekonomike me aq sa është e mundur me Kosovën do të jetë një vizion i ri dhe sigurisht do të të jetë një vizion që shumë shpejt do të avancohet në mënyrë që edhe ne në vendin tonë të kemi firmat, me emër dhe garanci prodhimi. Suksesit i nevojitet gjithçka impenjim i mendjes, i enerjgjisë dhe kohës”,tha ai.
 
LUAN HAJDARAGA
 
Me LSI do realizojmë gjithçka

Kjo është një fetsë e veçantë për Partinë Socialiste, sepse kjo fetsë koiçidon edhe me një fitore historike të së majtës në Shqipëri dhe kam besimin e plotë se ato objektiva që partia Socialiste dhe aleatët e saj i kanë vënë përpara, këtu patjetër dhe me LSI që do t`i realizojmë. Ky do jetë gëzimi i madh për të gjithë shqiptarët bashkë dhe me PS. Qeverisja me LSI është qeverisje parimesh, objektivash nuk është parcela e partisë.
 
PANDELI MAJKO

Të dimë t`i mbajmë ata që na kanë votuar

Partisë Socialiste i uroj ta gëzoj festën e të mos harrojë që na kanë votuar njerëzit dhe ne duhet të dimë t`i mbajmë ata. Për në shtator PS do t`i uroj shumë gjëra të mira. E pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Sot jemi për një festë pas një fitoreje. Një urim për të bërë më të mirën.