Më shumë se një miliardë myslimanë në të gjithë botën kanë filluar të martën muajin e Ramazanit, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit. Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.
Por, ky muaj i sakrificës i gjen besimtarët muslimanë në shumë vende të botës të përcarë e mes konflikteve. Në Egjipt besimtarët do të nisin Muajin e Ramazanit në mesin e trazirave që ka përfshirë vendin pas grushtit të shtetit. Po ashtu në Siri besimtarët do të agjerojnë në mesin e konflikteve të përgjakshme kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad ku forcat qeveritarë nuk kanë rënë dakort për një armëspushim gjatë këtij muaji të shenjtë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com