Vijojnë fakte dhe arsye të reja se përse Solagne ka sulmuar  gjatë “Mat Gala” kunatin e saj Jay-Z.

Sipas “New York Daily News”  e gjithë kjo situatë ka ndodhur për shkak të se Jay-Z kishte vendosur të shkonte në një festë të organizuar nga Rihanna, pa bashkëshorten e tij Beyoncen.

“Pse nuk duhet të shkojë në shtëpi? Pse bashkëshorti yt dëshiron të shkojë në klub tani?” –mësohet ti ketë thënë Solagne të motrës.

Por  Jay-Z ka shkruar në festën e këngëtares nga ishujt Barbados, Rihanna, pasi pas  largimit nga hoteli “Standard” në New Jork, Beyonce dhe Solange u larguan me të njëtën makinë, ndërsa Jay-Z iku i vetëm.

Gjithashtu, një tjetër arsye rreth kësaj zenke mësohet të jetë  premtimi që Jay-Z do të ndihmonte Solange në karrierën e saj muzikore por ende nuk e ka bërë.

beyonce

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)