Festa e SHBA,mesazhi i prokurorit
amerikan: Të gjithë të barabartë

Festa e SHBA,mesazhi i prokurorit<br />amerikan: Të gjithë të barabartë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës festoi festën e pavarësisë. Edhe këtë vit festimet për 4 korrikun u zhvilluan në avancë, në një pritje, ku u mblodhën bashkë drejtuesit politikë. Edhe pse kishte pranë të gjithë njerëzit kyç të reformës në drejtësi, Ambasadori Amerikan Donald Lu ka zgjedhur që gjatë pritjes për festën e pavarësisë së SHBA të mos flasë asnjë fjalë për drejtësinë.

Larg kostumit formal, ai priti në pallatin e brigadave politikanët, krerët e klerit, diplomatikë, biznesmenë, njerëz të medias në festën për 4 korrikun që edhe këtë vit ambasada vendosi ta bëjë në avancë.

Në fjalën e shkurtër Donald Lu u fokusua tek përpjekjet prej amerikani të babit të tij, ish emigrant nga Kina. "Disa nga ju e dinë se këtë vit humba babanë tim. Ai nuk ishte i lindur amerikan por ai zgjodhi të bëhej amerikan për të ndërtuar një jetë më të mirë komunitetin e tij.

Imë atë pati një karrierë të gjatë si inxhinier, ai nuk qe kurrë i pasur por u afrohej fëmijëve të tij mundësi që vetë nuk i kishte pasur kurrë, ai pati një jetë me aventura dhe gjithmonë krenar që ishte amerikan", shprehet Lu.

Në vend të Lu, ambasada zgjodhi një prokuror shqiptaro-amerikan që të japë mesazhet për publikun shqiptar, pak ditë para votimit të reformës në drejtësi. Xhon Juncaj se një vend e bën të madh mundësitë e barabarta që u jep të gjithë qytetarëve. Ai nuk e fshehu ambicien për t’u bërë prokuror në Shqipëri. “Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi.

Babai dhe nëna im si shqiptarë do t’ju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanikë dhe e shoqja pastruese të dy me prejardhje shqiptare mund ti rrisin dhe ti japin shkollë 4 fëmijëve.

Në një vend të madh mund ti rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptarë, bukë e kripë dhe zemër të bardhë. Në një vend të madh mund të festojmë jo vetëm domethënien e 4 korrikut, por edhe 28 nëntorin.

Do ti thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja deklaroi me krenari. Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë, si amerikan krenar ju them se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen”, tha ai.



Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'