Banorët promovojnë prodhimet në 'Festën e Ullirit' në Roskovec! Begaj: Keni kulturë të larmishme

'Festa e Ullirit' në Kurjan të Roskovecit, si asnjëherë më parë ka patur interes të paktë nga kultivuesit e zonës për të promovuar prodhimet e tyre. Banorët e kësaj zone, e kanë të bazuar ekonominë e tyre te kultivimi i ullinjve, por pavarësisht se prodhimi këtë vit është i bollshëm e cilësor, fermerët ngrenë shqetësimin e mungesës së tregut dhe të një marke të vajit të ullirit që do t'i ndihmonte së tepërmi në shitjen e prodhimit.

Shqetësimit shumëvjecar të fermerëve i është bashkuar cdo herë dhe kryebashkiakia Majlinda Bufi duke pohuar se standardizimi dhe markimi i vajit të ullirit, jo vetëm që do ti jepte hov gjetjes së tregjeve për eksport, por njëherazi do të frenonte dhe shitjet informale.

E shndërruar tashmë në një festë tradicionale për të 9- in vit radhazi “Festa e Ullirit” synon jo vetëm promovimin e prodhimt vendas, por edhe bukuritë natyrore té Kurjanit, kulturën, traditat, e veçanërisht monumentet shekullore të kultit, siç është kisha 700-vjecare e Shën Kollit.

Atmosferës së sotme festive i janë bashkuar jo vetëm vizitorë të shumtë, por edhe deputetë e drejtues të lartë vendorë, teksa ka nderuar me pjesëmarrjen e tij dhe presidenti i vendit, Bajram Begaj.

Begaj përgëzoi modelin e krijimit të shoqërive të përbashkëta i zgjedhur nga banorët e Roskovecit dhe i aplikuar fillimisht nga fermerët dhe artizanët, ndërsa vizitoi edhe një punishte artizanati ku janë të punësuara gra dhe vajza. Më tej ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për mbështetjen e realizimit të këtij objektivi me bindjen se shumë shpejt ky bashkim do të arrijë të nxjerrë markën e tij të produkteve.

“Roskoveci është një bashki me traditë bujqësore e me kulturë të larmishme, ndaj dhe meriton të mbështetet në iniciativat shumë të mira të ndërmarra deri tani nga bashkia dhe qytetarët”, tha Presidenti.

Gjithashtu, Begaj vizitoi Muzeun Historik të ngritur pak muaj më parë, për të cilin kanë kontribuar dhe banorët në promovimin e traditës dhe vlerave të kësaj zone.

“Një muze i veçantë, me vlera të larta për vendin tonë. Historia, tradita dhe vëmendja me të cilën është trajtuar ky muze është shumë e veçantë. Shpreh falënderimet e mia për secilin që ka kontribuar në këtë muze. Tradita vazhdon!” - shkroi Begaj, në librin e shënimeve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nivelet e kolesterolit ulen në verë dhe rriten në dimër, kujdesi që ju duhet

Nivelet e kolesterolit ulen në verë dhe rriten në dimër, kujdesi që ju duhet