Festa Kombëtare e Francës/ Meta: Shqipëria s’ka asnjë alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian

Presidenti Ilir Meta së bashku me miq dhe diplomatë të Francës kanë kremtuar sot Festën Kombëtare, Ditën e Bastijës. Kreu i Shtetit falenderon Francën për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e integrimit Evropian.

Meta thekson se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç asaj në Bashkimin Evropian. Presidenti shprehet se Traktati i Mirëkuptimit dhe Miqësisë dhe Partneriteti Strategjik mes dy vendeve janë dëshmi e vullnetit të përbashkët për forcimin dhe pasurimin e marrëdhënieve të shkëlqyera.

‘Atë ditë të madhe, populli francez, me flamurin  trengjyrësh, blu, të bardhë e të kuq në dorë, tregoi forcën e tij duke i kthyer pushtetin qytetarëve francezë dhe duke treguan modelin dhe shembullin për gjithë popujt e Evropës se padrejtësia dhe abuzimi me pushtetin nuk mund të jenë të përjetshëm, kur qytetarët ndërgjegjëson dhe bashkohen për liri dhe drejtësi.

Shqipëria dhe Franca kanë një histori të hershme bashkëpunimi. Roli i Francës në krijimin e Republikës autonome të Korçës dhe më pas, në hapjen e Liceut të parë francez në këtë qytet me shumë tradita janë fillesat e para të bashkëpunimit të ngushtë, të interesit në rritje të Francës në Shqipëri, të formimit të vatrës së parë frankofone dhe krijimit të elitës intelektuale shqiptare. 

Bashkëpunimi në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë vazhdon të mbetet një nga aspektet më të suksesshme të marrëdhënieve tona.

Traktati i Mirëkuptimit dhe Miqësisë dhe Partneriteti Strategjik mes dy vendeve janë dëshmi e vullnetit tonë të përbashkët për forcimin dhe pasurimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, që këtë vit shënojnë edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike.

Shqipëria ndodhet sot përkrah Francës dhe aleatëve tanë euroatlantike në përballje me luftën në kufijtë e Evropës, pas pushtimit të paprovokuar dhe të padrejtë të Ukrainës nga Rusia, si në veprimet sanksionuese ashtu edhe në qëndrimet dhe vendimet e harmonizuara në Këshillin e Sigurisë së OKB-së për këtë çështje shumë të rëndësishme.

Sot në këtë shumë të rëndësishme për Francën dhe ne miqtë e saj, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidenti Macron për ndihmën dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe vazhdon t’i japë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. 

Përpjekjet dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Presidenti Macron, veçanërisht gjatë presidencës franceze të Këshillit, për të tejkaluar ngërçin në raportet Bullgari- Maqedoni e Veriut janë të një rëndësie të veçantë për ne dhe për të gjithë rajonin.  Nuk ka asnjë alternativë tjetër për Shqipërinë përveç rrugës së pandalshme drejt Evropës së Bashkuar, në përqafim dhe mbrojtje të vlerave dhe parimeve universale të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

Shqipëria dhe Franca janë sot shumë afër, jo vetëm sepse pas 31 vitesh kompania prestigjioze Air France po lidh direkt Parisin me Tiranën, por edhe sepse prania e investitorëve francezë dhe prania e francezëve në përgjithësi, është rritur ndjeshëm në Shqipëri. Zonja ambasadore, urimet më të mira e të sinqerta për vendin tuaj të mrekullueshëm dhe për të gjithë francezët kudo që janë e festojnë sot!- tha Meta.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 14/07/2022 23:14

    Po mor metaqÇepani,po. Po edhe ti ke perspektive vetem te hetohesh si vrases,hajdut,kriminel ordiner dhe te dorzosh pasurine e grabitur si mafioz nderballkanik dhe i urryer nga populli shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës