Kërcimtaret e Rio de Zhaneiros i shtangën të gjithë teksa kërcenin nëpër rrugë, të veshur me pupla dhe të larë me ngjyra të arta teksa festivali më i famshëm në botë hyri në ditën e tij të katërt.
/Shqiptarja.com
Sivjet grupet e grave e kanë përdorur karnavalen për të luftuar ngacmimet seksuale.
Nëpër parada të ndryshme shiheshin slogane feministe, dhe shumë gra kishin bërë tatu të përkohshme me mesazhe si “Jo do të thotë jo” dhe autoritetet në Brazil kanë ndërmarrë fushata për t’i nxitur gratë që të raportojnë te policia ngacmimet seksuale.
Por kjo nuk do të thotë se kërcimtarët që janë të famshëm për veshjet e tyre kësaj here janë bërë më konservatorë.
Pasi veshjet fare ekstreme ranë në sy edhe kësaj here si çdo vit nëpër rrugët e qytetit.
[gallery]25558[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO









