Festa,Nishani-Rama ulen pranë
Basha e Meta shtrëngojnë duart

Festa,Nishani-Rama ulen pranë<br />Basha e Meta shtrëngojnë duart
TIRANE-  Eshtë bërë e traditës që çdo vit krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës të përcjellin urimet për besimtarët katolikë pas vizitave trandicionale në Katedralen e Kishës Katolike në Tiranë por dhe në Katedralen e Kishës Ortodokse.

Mesazhi për paqe, mbarësi solidaritet për një Shqipëri më të mirë përcillet nga krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës.

Në  ”Shtëpinë e Zotit”, kur bëhet fjalë për festa të tilla, si e sotmja, Krishtlindja, harrohen edhe diferencat dhe konfliktet politike dhe  ndodh që Presidenti Nishani, i zgjedhur nga PD të ulet shumë pranë kryeministrit Edi Rama, kryetari i PS-së. Të shtrëngojnë dhe duart. Gjithashtu edhe Kryetari i LSI-së Ilir Meta, të shtrëngojë duart me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

E gjitha ndodh dy ditë pasi Kuvendi miratoi në parim pr/buxhetin 2014,  pas një debati që zgjati 24 orë pa ndërprerje. Një buxhet, për të cilën mazhoranca thotë se do të sjellë rilindje dhe investim për një të ardhme më të mirë të vendit, ndërsa opozita thotë se po çon vendin drejt rrënimit.

Fundja më shumë solidaritet, dhe bashkim për një të ardhme më të mirë, për të ecur përpara me reformat, të cilat do të shpejtonin integrimin në BE, është dhe urimi i shqiptarëve dhe i BE-së për politikanët tanë.

Sepse politikanët nuk janë Zoti në tokë, por shërbëtorët e të zgjedhurve të tyre. 

“Besoj se do të gjeja dakordësinë ta mbyllim dhe këtë traditën që në ditë kaq të jashtëzakonshme dhe të largëta nga politika si këto ditë të mos i jepej më mikrofoni njerëzve të politikës që të bëjnë urimet e tyre a thua se janë Zoti në tokë ne nuk jemi Zoti në tokë, përkundrazi duhet ët jemi dhe do të bëjmë çmos të jemi shërbëtorët e njerëzve të zakonshëm”- u tha Rama gazetarëve pas takimit me Imzot Rrok Mirditën.


meta, basha me logo
(Në foto: Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takohet me kryetarin e PD, Lulzim Basha)

rama , nishani me logo
(Në foto: Presidenti  Bujar Nishani, Imzot Rrok Mirdita dhe Kryeministri Edi Rama të ulur pranë njëri tjetrit)

URIMET

URIMI I NISHANIT PAS VIZITES NE KISHEN ORTODOKSE 

"Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë. Urojmë për më shumë qetësi për më shumë begati."- tha Nishani.


URIMI I RAMES PAS VIZITES NE KISHEN ORTODOKSE
“Uroj të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve fetare në vendin tonë”, tha Rama në mesazhin e tij, drejtuar besimtarëve. Nënvizoj, kënaqësinë se në këtë ditë kur fryma e solidaritetit me më të dobëtin, ata në nevojë, ata që kërkojnë rrugë shprese, kulmon, jemi optimist që viti që vjen, do të jetë pikërisht një vit nën këtë frymë dhe nën këtë shenjë"

rama uron per krishtlindje, me logo
(Në foto: Kryeministri Edi Rama pas vizitës në kishën Ortodokse, Tiranë)

 META: FORCOHEN SHPRESAT PER NJE SHQIPERI ME TE MIRE
 “Në ditën e Krishtlindjeve rilindin dhe forcohen shpresat tona për një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që vijnë. Natyrisht është edhe një ditë që na fton për të qenë më të bashkuar më solidarë dhe më të dashur me njëri-tjetrin për të punuar së bashku për këtë Shqipëri të cilën dëshirojnë të gjithë qytetarët tanë. Edhe një herë gëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë qytetarëve tanë”, - tha  kreu i LSI pas vizitës në katedralen Ortodokse në Tiranë.
meta
(Në foto: Ilir Meta pas vizitës në kishën Ortodokse, Tiranë)

Më tej, ai zhvilloi edhe vizita në Qendrën e Krishterë si edhe në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës. Kryetari i Kuvendit theksoi edhe një herë se “në këtë ditë lindjeje dite dhe shprese duhet të kujtojmë se një nga bekimet e kësaj dite është edhe paqja”.
“Këtë do t’u uroja dhe dëshiroja të gjuhë qytetarëve shqiptarë më shumë paqe më shumë dashuri, për një njëri-tjetrin, më shumë bashkim”, tha ndër të tjerash Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

BASHA: TE MARRIM BEKIMIN, TOLERANCE
“Besimtarë të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar këtë festë të dashurisë, të shpresës, të besimit, se e nesërmja do të jetë edhe më e mirë se e sotmja, për ne dhe fëmijët tanë. Në këtë ditë të veçantë dua të shpreh edhe njëherë krenarinë e të qenit kryetar i Bashkisë së një qyteti, qytetar i një vendi që feston këtë festë, ashtu si dhe festat e tjera, të besimeve të tjera, me shpirtin e tolerancës, të bashkëjetesës, të respektit të ndërsjelltë. Ky është padyshim një virtyt hyjnor i zbritur në zemrat e shqiptarëve prej shekujsh që duhet ta ruajmë fort. Dua të falënderoj klerin e krishterë për vlerën e veçantë që i japin qytetit tonë, bashkëjetesës tonë, këtu. Dua të shpreh shpresën dhe besimin tim në këtë ditë të madhe për gjithë njerëzimin, për gjithë besimtarët e Zotit, se përtej besimit tek mrekullia hyjnore, gjithësecili prej nesh do të gjejë hapësirën dhe kohën për të reflektuar mbi atë çfarë ne duhet të bëjmë, për një botë më të mirë, për një vend më të mirë, për një shoqëri më të drejtë dhe për një të ardhme më të mirë, për të gjithë qytetarët tanë, fëmijët tanë, e në veçanti për njerëzit më në nevojë për një fat më të mirë të të cilëve dua t’i drejtoj sot edhe lutjet edhe shpresat e mia në këtë ditë të madhe të Krishtlindjes. Gëzuar!”  deklaroi kreu i PD-së dhe i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pas vizitës në kishën Ortodokse në Tiranë.

Pas vizitës nëKatedralen Katolike në Tiranë, Basha uroi  “Besimtarëve katolikë i  uroj që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja.  Përtej besimit në mrekullinë hyjnore të gjejnë hapësirë e kohë për të menduar për atë çfarë ne bëjmë për një të ardhme më të mirë, e në veçanti për njerëzit në nevojë”. Ai shtoi se lutja e tij shkon për njerëzit në nevojë.
 
PDIU JEMI PRANE SHQIPTAREVE TE KRISHTERE NE GREQI E MAQEDONI
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet uron të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Maqedoni dhe Mal të Zi: Gëzuar Krishtlindjen!

"Kjo ditë është dita e shpresës dhe e nisjes së një epoke të re për të gjithë besimtarët ortodoksë, katolikë apo protestantë të cilët kanë pritur mesazhin e Zotit. Në këto ditë të shenjta ne gjendemi edhe pranë vëllezërve tanë shqiptarë të krishterë në Greqi dhe Maqedoni që vijojnë të jenë nën presionin e asimilimit për shkak të fesë së tyre. Shpirtërisht ata sot duhet të kenë të drejtën që të festojnë këtë ditë të rëndësishme fetare në gjuhën amtare shqipe dhe të mund të identifikohen si shqiptar në trevat ku jetojnë. Gjithashtu, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dëshiron të urojë të gjithë besimtarët e krishterë por edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri, simbole këto të ditëve të shenjta. Për shumë vjet Krishtlindjen!"

Vizita në Kishën Katolike dhe Ortodokse kanë bërë edhe ambasador i SHBA-së Aleksandër Arvizu shoqëruar nga familja tij, guvernatori , Ardian Fullani, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, krerët e komunitetit mysliman e bektashi, si dhe figura të tjera të jetës politikë dhe kulturore.

arvizu
(Në foto: Ambasadori i SHBA-së, Arvizu në kishën Ortodokse)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit