Festa tek këndi i fëmijëve,Veliaj:
Të harrojmë ç'ndodhi, ecim para

Festa tek këndi i fëmijëve,Veliaj:<br />Të harrojmë ç'ndodhi, ecim para
Është inauguruar sot nga Bashkia e Tiranës këndi i lojrave për fëmijë tek parku i liqenit artificial, ku kryetari i saj Erion Veliaj ka thënë se duhet të harrojmë gjithçka çfarë ndodhur dhe të ecim përpara.

Veliaj ka shtuar se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë punën e saj për projektet e tjera për fëmijët dhe qytetarët e Tiranës dhe se ky inaugurim nuk është karshillëk që i bëhet atyre që e kundërshtuan, por është një mundësi e mirë që gjithkush të kontribuojë për qytetin.
 
Unë e Bashkia do shohim përpara, i di të gjithë kundërshtitë e debatet por sot duhet te jemi të bashkuar. Ndodhi çfarë ndodhi, unë i fal. Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë zhvillimin e Tiranës, projektet e fëmijëve. Për të gjithë ata që donin referendum ky është referendumi më i mirë. Puna në Tiranë duhet të vazhdojë. Nuk ka asnjë kafe, nuk është prerë asnjë pemë, të mos bëjmë histeri, të lëmë ata që duan të punojnë. Të vijnë e të mbjellin pemë, të bëjnë lodra, më mirë të bëjmë garë ku secili të mund të punojë sesa me stërkëmbësha. Tek fëmijët nuk duhet të ketë ngjyrime politike. Sherret e politikës ti bëjmë në Kuvend, qytetin t’ia lëmë qytetarëve. Ky nuk është moment për hakmarrje apo karshillëk. Sot të përveshim mëngët për punët e tjera. Kjo ishte dhurata e Bashkisë së Tiranës për ju” tha Veliaj.


(Kreu i Bashkisë Veliaj në parkun e fëmijëve tek Liqeni, takon vogëlushët)

Nga ana tjetër, ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar për ndërtimin e këtij këndi lojrash dhe ka theksuar se fëmijët janë prioritet i Bashkisë së Tiranës e cila do të ndërtojë kënde të tjera.
 
Faleminderit stafit të Bashkisë, uroj që Tirana të na gjejë të bashkuar, të harrojmë zënkat e të punojmë për fëmijët. Bashkia ka vendosur prioritet fëmijët, pasi ato janë e ardhmja. Punimet u bënë pas çdo shkatërrimi. Më e fortë është shumica e heshtur e njerëzve të drejtë se pakica e zhurmshme e atyre‘ tha Veliaj.

Qindra fëmijë kanë mbërritur tek këndi i lojrave për ta shijuar atë duke festuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
 
Ky kënd, që nisi të ndërtohej nga Bashkia e Tiranës do të jetë falas për të gjithë fëmijët, ndërkohë që do të menaxhohet nga Agjencia e Rekreacionit.


(Video 30 minuta, nga parku i fëmijëve tek Liqeni sot në mëngjes)
 
parku
parku
parku
(Parku i fëmijëve tek Liqeni, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  Foto të tjera

11:00 Abaz Hado: Mbajtëm premtimin, parku u ndërtua dhe ëhstë falas për të gjithë
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado në një intervistë të dhënë për Report Tv ka thënës e Bashkia e Tiranës mbajti premtimin e dhënë për ndërtimin e këndit të lojrave për fëmijë tek liqeni artificial dhe ai do të jetë falas për të gjithë fëmijët e kryeqytetit.
 
Ne mbajtëm premtimin, ishim shumë serioz dhe bëmë diçka të mrekullueshme. Po punohet shumë mirë. Ky projekt i duhej këtij vendi, e gjallëron e zbukuron, i jep mundësi njerëzve dhe fëmijëve që të argëtohen. Është shumë modern, evropian. Është vetëm fillimi, premtojmë se do ketë të tjera parqe pasi një qytet dinamik e evropian duhet të ketë jeshil e bukuri, vende ku argëtohen njerëzit’ tha ai.
 
Duke u ndalur tek kapacitetet e këtij këndi, Hado ka shtuar se ai ëhstë llogaritur që të mbajë një numër të madh fëmijësh, çka e fakton edhe prania e fëmijëqve që sot u argëtuan aty.
 
Fakti që sot mban kapacitetin maksimal, besoj që në ditët normale ky park e tejkalon pritshmërinë për të pasur hapësirat e duhura për secilin fëmijë. Nuk do të ketë probleme të tilla. Menaxhimi dot kryhet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekereacionit’ tha ai.

Më herët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në një postim në Twitter duke folur për këndin e lojrave për fëmijë tek parku i liqenit artificial, ka thënë se fokusi i bashkisë së Tiranës është puna e përditshme për qytetin.
 
Ai ka shtuar se, hyrja për në këndin e lojrave për fëmijë është tek Shtegu i qershive, ku ëhstë rehabilituar edhe djerrina.
 
Po ashtu, ai ka shkruar se në fund të ditës kur mbarojnë sherret pyetja që të gjithë bëjnë është; A bëmë punë të dobishme për qytetin?

Ja statusi i plotë i hedhur në Twitter nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj
Miremengjes? Gati per parkun e lodrave? Hyr nga Shtegu i Qershive ku @aprtirana sapo rehabilitoi me finese djerrinen
Ne fund te dites, kur mbarojne gjithe sherret, pyetja eshte a beme pune te dobishme per qytetin? Ky eshte fokusi yne


parku me logo
parku me logo
parku me logo
parku me logo
parku me logo
parku me logo
parku me logo
parku me logo
parku
(Parku i fëmijëve tek Liqeni, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  Foto të tjera

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi