“Inspektimet do të vijojnë me rritëm të lartë deri në datën 31 dhjetor, të organizuara me dy grupe me bashkëpunimin edhe të mjaft institucioneve qendrore. Ne po monotorojmë të gjithë qytetin e Tiranës, bashkë me ndihmën e Policisë Bashkiake, edhe shitësat ambulantë apo të palicensuar, për të respektuar çdo normë. Në këtë kontekst aksioni ka qene kompleks dhe ka përmbledhur çdo gjë”, tha Ibrahimi.
Deri tani, 146 bombula gazi janë të sekuestruara nga Inspektoriati Teknik jashtë kushteve të duhura, rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave. Po kështu janë gjobitur 15 subjekteve që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh. Gjithashtu në këtë process, sipas Ibrahimit. u janë sekuestruar 15 shitësve ambulantë lëndë pesticide, të rrezikshme për jetën e qytetarëve të Tiranës dhe konsumatorin. Kontrollet janë shtrirë tek të gjitha subjektet dhe do të vijojnë deri në fund të vitit.