TIRANE- Në kuadër të harmonisë dhe gëzimit që të japin festat e fundvitit kryeministri Berisha së bashku me bashkëshorten e tij, zonja Liri Berisha vizituan sot paradite fëmijët e fshatit SOS në Tiranë.
Kryeministri shprehu falenderim për misionin “shumë human” të mësuesve në këtë fshat dhe premtoi mbështetjen e qeverisë.
“Shpreh nderimin më të madh për nënat dhe tezet e fshatit SOS, për misionin fisnik që ato përmbushin duke u kujdesur për ju duke iu plotësuar gjithçka që ka një familje” deklaroi Berisha dhe më pas i shpërndau dhurata fëmijeve.
Kryeministri shprehu edhe falenderime për ata biznese që ndihmojnë fshatin “SOS”, duke garantuar se, “qeveria është e gatshme në çdo rast dhe nevojë t’u japë ju çdo mbështetjepër të përmbushur me dinjitet dhe fisnikëri këtë mision kaq njerëzor dhe kaq përfaqësues për mbarë shoqërinë shqiptare"
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA