Festat,deputetja e PD dhe ish
ministrja dhurojnë libra për fëmijët

Festat,deputetja e PD dhe ish<br />ministrja dhurojnë libra për fëmijët<br>
Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, së bashku me ish-ministren për Mirëqenien dhe Rininë, Xhuljeta Kërtusha, me rastin e festave të fundvitit i kanë dhuruar bibliotekës së fëmijëve në qytetin e Durrësit disa libra.

Përmes një mesazhi në faqen e saj në facebook deputetja shkruan se është e rëndësishme të ushqejmë fëmijët me libra për t’i shërbyer të ardhmes dhe mirë arsimimit të tyre.

Madje deputetja citon edhe Nënë Terezën duke thënë se “ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Statusi i Fatbardha Kadiut:
Me ish Ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bibliotekën e fëmijëve në qytetin e Durrësit. Në këto ditë festive duam që t’ju kujtojmë të gjithëve që festat më shumë se të gjithë gëzojnë fëmijët dhe janë për fëmijët. Ata janë qendra e vëmendjes e familjeve, shkollës, e të gjithëve, sepse fëmijë të lumtur dhe të mirë arsimuar janë e ardhmja jonë!

Prandaj dhe ne menduam të festojmë së bashku me fëmijët atje ku kontakti me dijen është dhe më pranë, në bibliotekën e qytetit tonë. Ne kemi zgjedhur të dhurojmë në mënyrë modeste libra për fëmijët sepse siç ka thënë Nënë Teresa: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Me shembullin tonë duam të ftojmë të gjithë që të afrojmë fëmijët tek libri dhe të rijetëzojmë bibliotekat. Me dëshirën për të pasur kontribute të tilla nga të gjithë, ne u urojmë të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve: Një vit të mbarë 2018!

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Alfred Gjokën për 20 mijë euro, dhe dy policë,  Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë

Tentuan të vrisnin Alfred Gjokën për 20 mijë euro, dhe dy policë, Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë