TIRANE- Një mesazh urimi i dërguar në numrin 067 40 67 677 për familjarët, miqtë apo shokët konvertohet në të ardhura për familjet në nevojë. Është kjo nisma e re e kryeministrisë në kuadër të projektit “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”.
Mesazhet e urimit të dëguara nga qytetarët shfaqen në fasadën e kryeministrisë nëpërmjet projektorit.
Ky projekt i nisur ditë e martë ka si synim të ndajë gëzimin e festave me ata që këto festa i gjejnë në vështirësi dhe në pamundësi.
Në qendër të këtij projekti janë urimet për festat e fundvitit. Mjafton të dërgohet një sms me urimin përkatës dhe mesazhi do të shfaqet me shkronja drite në fasadën e selisë së qeverisë. Fondi që do të mblidhet nga sms-të e dërguara në numrin 067 40 67 677 do të përdoret për bamirësi.
“A1 REPORT” DHE “SHQIPTARJA.COM” I BASHKOHEN NISMËS “SHQIPËRIA URON, SHQIPËRIA DHURON”
Edhe grupi mediatik “Free And Fair Media”, televizioni “A1 REPORT”, e përditshjma “Shqiptarja.com” dhe versioni i saj online i janë bashkuar nismës, me mesazhe urimi për paqe e dashuri tek çdo person, e veçanërisht tek ata që vështirësitë ekonomike nuk i ofrojnë luksin e të festuarit.
Nisma “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”, është pritur me kuriozitet dhe optimizëm dhe nga kalimtarët pranë kryeministrisë, të cilët nuk janë kursyer të dërgojnë mesazhe urimi për familjarët e tyre, duke kryer kështu një gjest bamirësie ndaj familjeve në nevojë.

(Në foto: SMS e urimit e televizionit A1Report në fasadën e kryeministrisë)
Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com