Festat e fundvitit/ AKU kryen 370 inspektime, asgjësohen 74.4 tonë produkte ushqimore

Festat e fundvitit/ AKU kryen 370 inspektime, asgjësohen 74.4 tonë produkte ushqimore

Kontrollet e AKU

TIRANË- Në një kohë kur shqiptarët po kryejnë blerjet e fundit për Vitin e Ri, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se janë asgjësuar 74.4 ton produkte ushqimore.

Kjo me kërkesë të vetë bizneseve, teksa në total janë kryer 370 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Si rezultat i këtyre inspektimeve janë marrë 3 mostra në monitorim të produktit qumësht si edhe janë dhënë 4 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore.

“Sot AKU ka kryer 370 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid, kanë kryer gjatë ditës së sotme inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 4 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim te planit DDD dhe rinovim të analizave të ujit. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 3 mostra në monitorim të produktit qumësht.

Me kërkesë të vetë subjekteve janë asgjësuar një sasi prej 74.4 ton produkte ushqimore. Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 "Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19" inspektorët  e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 592 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit, me qellim garantimin e sigurisë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve, është i pranishëm në terren gjatë gjithë kohës”, njofton AKU-ja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë