Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Librazhd ku ndau dhurata për fëmijët e punonjësve të policisë si dhe për fëmijë të familjeve në nevojë.
“Më vjen mirë që bashkë me fëmijët e punonjësve të Policisë, kemi dhe fëmijë të tjerë të qytetit për të shpërndarë dhuratat e Vitit të Ri, e ndaj dua t’ju uroj me gjithë zemër së bashku me kryetarin e Bashkisë dhe shefin e Komisariatit Gëzuar Festat e fundvitit, qoftë 2024 një vit i mbarë për gjithë Shqipërinë e për gjithë shqiptarët kudo që janë”, uroi Balla.