Me rastin e festave të fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë kanë festuar së bashku në një aktivtet të organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama.

Gjatë këtij eventi, ata kanë kaluar disa momente festive së bashku me fëmijët, duke u ofruar një atmosferë të gëzueshme, ndërsa morën edhe disa dhurata simbolike.

Kryeministri Edi Rama përmes një video të ndarë në rrjetet sociale, ditën e sotme, tregon disa momente nga festa. 

‘Me këtë videokartolinë fëmijësh e prindërish të skuadrës së kryeministrisë, ju urojmë të gjithëve ditë të mbarë’, shkruan ai.