Festat e fundvitit/ ‘Fluturojnë’ çmimet e gjelit të detit në Tiranë! Nga 1 mijë shkon në 1300 lekë! Fermeri: Jemi të detyruar t'i rrisim

Të gjithë ata që ende nuk e kanë blerë gjelin e detit, këto ditë të fundit të vitit do ta marrin më shtrenjtë. Nga 1 mijë lekë që ishte deri më tani, një kilogram mishi i mbretit të festave të fundvitit do të kushtojë 1300 lekë dhe paralajmërimet janë për rritje të mëtejshme. Akoma më e shtrenjtë do të jetë pula e detit, për shkak edhe të mungesës në tregun Baldushkut.

“13 pula, ndërsa gjeli 10. Me ketë çmim nuk po ja dalim. Jo ushqimi. Jo ilaçe, jo gjilpëra. Nuk del vlera. Do nxjerrim lekët e ushqimit. Ka angari pula e detit. Do bariun gjithë ditën mbrapa dhe kur vjen puna thonë pse shtrenjtë. Njerëzit kanë ankesa. 13 pula e detin, 12 gjeli. Ka raste që I kam shitur me 10. Matanë I kanë mbyt matrapazët. Shko tjetri e shet me 8 me 9 mijë lekë ndërsa ngelin pulat tona pa shit. Po nuk I shitëm do ti hamë vetë. Me atë çmim nuk bëhet. Me 8 me 9. Të paktën të nxjerrim lekët e ushqimit. Ku të shkoj më parë, të merrem me gjelat e detit apo të punoj. Mund të shkojë 14 pula dhe 13 gjeli. Ditët e fundit rritet çmimi”, tha fermeri Sokol Allmuça.

Duke treguar shpenzimet që duhen për të mbarështuar këtë lloj shpendi, fermeri Sokol Allmuça thotë se nuk mund t’u përgjigjet pozitivisht ankesave klientëve për ulje çmimi.

“Ka kërkesa. E gjithë zona kështu funksionon. Kërkesat kanë nisur me datën 23-24. Situata shumë e vështirë, nuk po ja dalim dot. 7 muaj do që të rritet gjeli I detit. 20 kg misër I duan në ditë. I nxjerrim në fusha se nuk shëndoshet”, tha Allmuca.

Në mënyrë që kjo traditë mos të mungojë në familjet e tyre, Allmuça thotë se konsumatorët zgjedhin shpendin që peshon më pak.

“Gjeli shkon deri në 9 kg, ndërsa pula nga 3 deri në 6. Qytetarët 3 kg marrin sepse nuk kanë mundësi. Klientët nga Tirana”, përfundoi ai. 

Jo vetëm ky fermer por edhe të tjerët në zonën e Baldushkut, i mbarështojnë gjelat e pulat e detit me shpresën e vetme për të nxjerrë ndonjë fitim në festat e fundvitit.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë