Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në vendlindje! Besimtarët tregojnë traditën e Krishtlindjes: Lutemi për paqe, shëndet e begati në familje

Prej 12 vitesh në Suedi, Astrit Bushin, festat e kthejnë gjithmonë në vendlindje. Me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin do të kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në atmosferën dibrane mes gatimeve dhe urimeve tradicionale.

“Kemi ardhur se na pëlqen, është vendi jonë. Të ju kujtojmë fëmijëve prej nga vijnë. Dy herë në vit, por ka mundësi dhe tre herë. Jetoj në Suedi prej 12 vitesh. Familjarët i kam andej. Vij nga Dibra me origjinë. Atmosfera shumë e mirë. Po pate punë, jetesa është më e mirë këtu. Do kalojmë pushimet këtu. Festat mendojmë se do i festojmë këtu. Shumë atmosfere e mirë, na pëlqen shumë. Kemi blerë rroba. Jemi argëtuar. Këtu jemi relaksuar sepse atje vetëm punë. Tre punë. Ka më shumë gjallëri këtu, atmosfera është më e mirë. Më shumë shëtitje.

“Këtu është shumë mirë. Jemi më të lirë këtu në Shqipëri. Me familjen tonë do e festojmë. Gatime tradicionale do gatuajmë. Prej një jave jemi këtu. Vetëm duke dalë. Gjithë ditën jashtë. Fëmijët janë të gëzuar”

“Shumë mirë. Shqipëria është më e bukur”, tha djali.

Nga na çon makina. Vështira ka qenë ikja atje. Nuk është kaq e lehtë. Unë punoj në burg gardian dhe në një fabrikë. Blej dhe shtëpia, i rinovoj dhe i shes. Fëmijët janë në shkollë dhe në çerdhe. Për tu rikthyer nuk e mendoj sepse nuk ka stabilizim akoma këtu”

Festat e veçanërisht Krishtlindjet, priten me padurim edhe nga besimtarët Katolikë. Ata luten për të mirat, ndajnë dhurata dhe shkojnë në kishë. Ata tregojnë se si do i kalojnë këto ditë të gëzuara për ta.

“Krishtlindjet i festojmë si të gjithë katoliket e mirëfilltë. Me shumë gëzim, dëshirë dhe me shumë devotshmëri. Lutem për të gjitha të mirat. Lutem për fëmijët që i kemi në emigrim, shkolla. Kremtojnë meshën në darkë për lindjen e Jezu Krishtit. Të nesërmen bëjmë vizita nëpër njerëz të dashur. Katolikët i kanë ushqimet me bollëk. Nuk kanë kursim. Gjithçka. Të gjitha ushqimet ma të mira. Është dita më e gëzueshme. Në kishë e frekuentoj rregullisht. Shkoj në mesha.  Dita e krishtlindjeve ju sjelltë të gjitha të mirat, paqe, begati e të gjitha të mirat në jetë”, tha një katolik.

“Zotit i lutemi për mbarësi, lumturi. Fetat e krishtera qofshin të begata për të gjithë shqiptarët. Mblidhemi të gjithë familjarisht me motra, vëllezër e motra. Shkëmbejmë dhurata mes njëri tjetrin. Jo vetëm me familjen por edhe me kolegë të punës”, tha një tjetër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit! Radhë kilomterike në hyrje të Shqipërisë! Pala greke në Kakavijë punon vetëm me një sportel

Emigrantët po vijnë në Shqipëri për festat e fundvitit. Që prej pasdites, është shtuar fluksi i automjeteve që vijnë drejt vendit tonë pasi ka radhë kilometrike në pjesën greke të Kakavijës.

Pala greke po punon me një sportel ndaj janë krijuar edhe radhë të gjata.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer