Zyrtarisht kemi hyrë në muajin e festave. Shumë prej qyteteve në Shqipëri kanë ndezur dritat duke i uruar mirëseardhjen festimeve të fundvitit.
Berati jo vetëm ka ndezur dritat e festës por hapi edhe siparin e aktiviteteve që priten të zhvillohen gjatë këtij muaji.
Kryetari i bashkisë Petrit Sinaj ftoi të gjithë qytetarët të jenë prezente në qendër te qytetit, për të ndjekur aktivitetet kulturore dhe për të festuar së bashku.
Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndihet edhe në qytetin e Fierit. Sheshi Nënë Tereza është ndricuar nga dritat që rrethonin pemën e Krishtlindjeve dhe jo vetëm .
Nën spektaklin e fishekzjarrëve dhe në koncertin e zhvilluar kanë qënë pjesëmarrës qytetarë të shumtë.
Pema e Vitit të Ri, është ndezur mbrëmjen e djeshme edhe në Gjirokastër në sheshin Cerciz Topulli.
Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në ndezjen e dritave duke sfiduar të ftohtinpor me shpresën se 2017 do të jetë një vit më i begatë.
Ndërkohë në kuadër të festave të fundvitit Ministri i Mjedisit Lefter Koka priti fëmijët e punonjësve të Ministrisë së Mjedisit dhe institucioneve vartëse të tij.
Ministri Koka u shprehu fëmijëve urimin për një vit të mbarë dhe me ëndrra të realizuara .
Më pas ata së bashku me fëmijët ndezën dritat e Pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri të vendosur në ambientet e jashtme të Ministrisë së Mjedisit duke simbolizuar kështu hapjen e sezonit festiv të fundvitit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO