Festat e fundvitit, Peleshi dhurata 
në shtëpinë e fëmijës në Korçë

Festat e fundvitit, Peleshi dhurata <br />në shtëpinë e fëmijës në Korçë
KORCE-Në kuadër të nismës së qeverisë për të vizituar 28 qendra sociale në vend, zëvendës Kryeministri Niko Peleshi ka zgjedhur Korçen dhe shtëpinë e fëmijës 'Lulete Vogla' për të bërë urimet përkatëse me rastin e festave të fundvitit.

Nën shoqërine e kryebashkiakut Filo, Peleshi u ka bërë vizite dhjetra fëmijëve të kësaj shtëpie, ku ka shpërndarë dhe dhurata por pa harruar të bëjë edhe urimin për festat e fundvitit, duke besuar dhe premtuar si viti 2017 do te jete me i mirë dhe më i begatë.
  
“Së bashku me kryetarin e bashkisë, sot kemi ardhur këtu tek shtëpija e foshnjes në korçë. Në fakt është një nismë e qeverisë shqiptare, e ministrisë së mirëqënies sociale që në datën 28 të çdo viti, në 28 qëndrat e kujdesit shëndetsor, antarët e kabinetit por edhe kryetarët e bashkive dhe kushdo që i bashkohet kësaj nisme të ndodhet pranë këtyre qëndrave të kujdesit shëndetsor të femijëve, të moshuarve apo njerëzve në nevojë.Kemi dhe do të kemi fatkeqësisht njerëz që kanë nevojë për një përkujdesje të shtuar, që ju mungon qoftë për shkak të fatkeqësive që kanë pësuar apo të mungesave të prindërve siç është rasti i fëmijëve këtu. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo aleancë e vogël këtu, në këtë qëndër me fondacionin ‘Kennedy’, me fondacionin ‘Shpresë për botën’, në bashkëpunim me ndërmarjen e shërbimeve shkollore, arsimore në bashkinë e Korçës nuk është gjithëçka edhe nuk mund t’i plotësojmë këtyre fëmijëve atë që ju mungon por është një gjest dhe është një shenjë që tregon se ata nuk janë vetëm, nuk janë të harruar. Ky mesazh vlen edhe për shtresat e tjera të shoqërisë, vlen për të moshuar të vetmuar, vlen për persona me aftësi të kufizuar të cilët e kanë jetën më të vështirë sesa ne për shkak të fatkeqësive që mund të kenë pësuar në jetë. Nuk mjafton vetëm kjo iniciativë e qeverisë edhe bashkisë së Korçës, duhet që shoqëria jonë të bëhet më humane dhe më sociale. Unë jam shumë i gëzuar sot sepse po vij nga Pogradeci ku me një kompani nga Pogradeci kemi shpërndarë, kuptohet me mbështetjen e tyre, 1 mijë pako për familjet e varfëra. Në total kjo kompani, kjo familje pogradecare do të shpërndajë  2 mijë e pesëqind pako në të gjithë Shqipërinë. Pra ndonëse këto gjeste janë të vogla dhe simbolike, nëqoftëse atyre u bashkohet komuniteti i biznesit dhe shoqëria në përgjithësi, ne me të vërtetë mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e gjithësecilit që ka nevojë për përkujdesje. Ju uroj këtyre fëmijëve të bukur, gëzuar Vitin e Ri edhe dua t’i siguroj gjithë qytetarët e Korçës dhe gjithë shqiptarët që e nesërmja do të jetë gjithnjë e më e mirë, viti 2017 do të jetë natyrisht më i mirë për të gjithë ne, do të jetë më i begatë shpresoj, me më shumë mbarësi edhe shëndet për çdo familje shqipëtare. Gëzuar. ” ishin fjalët e zotit Peleshi përpara mediave.

Në shenjë falenderimi për këtë vizitë, femijët e shtëpisë Lulet e Vogla, kishin organizuar edhe një koncert me këngë e recitime për të përhsëndetur zv.kryeministrin Peleshi dhe kryebashkiakun Filo.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)