Festat e fundvitit/ Trafik i rënduar në kryeqytet, qytetarët të irrituar: Të ishin marrë masat! Rrugët më problematike

TIRANË- Policia Rrugore është në gatishmëri me numër të përforcuar për të normalizuar trafikun në këto ditë të fundit të 2020-ës, por situata në terrenin e kryeqytetit duket tejet e rënduar.

Në një vëzhgim të bërë nga Report TV në rrugët e kryeqytetit duket trafik i rënduar, pothuajse në të gjitha oraret e ditës. E kthyer tashmë në një traditë për çdo fundvitit, shtimi i numrit të automjeteve të cilat vijnë edhe nga emigrantët shqiptarë që kthehen për festa, vështirësojnë lëvizjen. Zonat më problematike janë padyshim kryqëzimet në të gjithë gjatësinë e Unazës, në afërsi të 9 katësheve, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga e Kavajës, Dibrës, Durrësit dhe kryesisht Unaza e Vogël. Edhe periferia e Tiranës ka regjistruar trafik të rënduar, sidomos zona e Astirit, nga sheshi Shqiponja tek mbikalimi i Kamzës dhe anasjelltas dhe rruga deri në afërsi të TEG-ut.

Prej gati një jave tashmë efektivët e Policisë së Shtetit kanë dalë në gatishmëri të përforcuar. Forcat e rendit janë vendosur në disa zona të Tiranës, e kryesisht në ato rrugë qarkullimi i automjeteve është më i lartë.

Drejtuesit e mjeteve, jashtë kamerave, shprehen tejet të irrituar për situatën e krijuar, ndërsa kërkojnë një ndërhyrje më të sofisitikuar që më para, në mënyrë që të shmangen orët e gjata të qëndrimit në radhë për të lëvizur.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë