Punonjësit e Bashkisë, veçanërisht punonjësit të cilët merren me pastrimin e qytetit, ndriçimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve e trotuareve, si edhe ata që mirëmbajnë godinat arsimore si çerdhe, kopshte e shkolla janë shpërblyer nga kryetari i Bashkisë për punën e tyre gjatë gjithë këtij viti.
 
Por gjithashtu përveç shpërblimit monetar në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe punën e dhënë gjatë këtij kryebashkiaku ka menduar t’u dërgojë edhe një letër falënderimi.
 
“Të nderuar kolegë, ju jeni thelbi i asaj çka e bëni institucionin tonë një vend shumë të mirë pune dhe qëllimi ynë është që të vlerësojmë kontributin tuaj, në mënyrë të dëshirueshme për ju dhe që t’ju shtyjë të punoni më fort dhe më me pasion në punën tuaj të përditshme. Ju faleminderit për çdo gjë që bëni, për ta kthyer Bashkinë në institucionin ku si me magji gjërat e mira kryhen e vihen në punë çdo ditë”, shkruan Veliaj.

Me sa duket, kjo është kartolina më e mirë e urimit që kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur për t’i uruar punëtorëve të qytetit festat e fundvitit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)