Festat e fundvitit/ Zbukurohet Tirana, në fundjavë ndezja e dritave të pemës bëhet online, për shkak të pandemisë (VIDEO)

Në prag të festave të fundivitit kryeqyteti po merr një pamje tjetër. Me dritat dhe zbukurimet që sjellin pozitivitet, hyjmë zyrtarisht në sezonin festiv. Tema e këtij viti do të jenë rrathët që do ti shohim në rrugët e kryeqytetit.

 “Sa herë që vjen fundviti ne realizojmë zbukurimet e rrugëve në kryeqytet, si gjithmonë në kujdesin e Bshkisë. Si projekt fillon shumë muaj më parë, qysh nga maji. Vitin e kaluar ishte viti i yjeve, këtë vit jemi fokusuar të rrathët”, thotë punonjësi i Bashkisë Petrit Shabani.

Këtë fundjavë do të ndizen dhe dritat e pemës së vitit të ri që është e lokalizuar në sheshin Skënderbej.

“Dritat do të ndizen online, dhe do e ndjekim nga faqet online të Bashkisë së Tiranës dhe të Kryetarit të Bashkisë që do të bëjë ndezjen dhe përurimin e vitit të ri me ndezjen e pemës”, thotë ndër të tjera Shabani.

Përvçe sheshit ka dhe disa akse të tjera që ndricojnë nga zbukurimet e fundvitit.

“Prekim disa akese kryesore, sic është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Myslym Shyri”, rruga e “Kavajës” dhe rruga “Ismail Qemali”, jemi përpjekur të sjellim pak pozitivitet te qytetarët në këtë situatë”, thotë Serdian Qordja

Vendin ynë prej muajsh po përballet me pandeminë covid-19, ndaj këtë vit atmosfera festive do të jetë më ndryshe. Nuk do të lejohen grumbullimet, por ndricimi i kryeqytetit do të sjellë atsmosferën e mirë na ka munguar përgjatë 9 muajve të fundit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 21/11/2020 17:38

    Ky do jetë dhe rezultati në zgjedhjet e 25 prillit 75.9 PS 19.6 PD 4.5 LSI

    Përgjigju
  • Njoni: 20/11/2020 19:58

    Lajmërim për të gjithë besimtarët: Këtë vit nuk zbres për krishtlindje, po deshët të festoni me mua hajdeni sipër, po ju pres. Jesusi.

    Përgjigju
    • Pewds: 24/11/2020 14:57

      Lol

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm