Trupa e Operas dhe Baletit performon në Mitrovicë me rastin e 28 nëntorit. Me rastin e festës së 28 nëntorit, në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë ka performuar gjatë ditës së djeshme trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit nga Tirana. Në këtë shfaqje kanë marrë pjesë rreth 60 artistë.do të vazhdojë maratona e aktiviteteve kulturore ne Mitrovicë edhe ne ditët në vazhdim. Në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë është shfaqur edhe etno-muzikali I parë shqiptar, "Rituali i Jetës", i realizuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe nga Ansambli Popullor i Republikës së Shqipërisë. Sipas drejtorit të Teatrit Profesionist në Mitrovicë, Mirsad Feratit, sjellja e trupës nga Tirana ishte për të ofruar diçka të bukur me rastin e kësaj feste kombëtare.
/Shqiptarja.com








