Festat e fundivit kanë shtuar fluksin e lëvivjeve në akset "Librazhd-Elbasan dhe "Papër-Elbasan". Policia e Elbasanit informon se ka shtuar praninë e forcave në terren për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, kryesisht nga akset "Librazhd-Elbasan dhe "Papër-Elbasan". Prania shtesë e shërbimeve në terren, dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.
Policia u bën thirrje automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes. Gjithashtu u kërkohet të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë.
Sa her ka polica per drejtim trafiku krijohet trafik , ne terren mashalla kan qen po vetem per gjoba ????
Përgjigju