Për festat e fundvitit në portin e Durrësit hynë 4 2197 udhëtarë dhe 14 252 automjete. Pjesa më e madhe e tyre emigrantë, por edhe turistë të huaj që zgjodhën vendin tonë për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Report TV ka siguaruar shifrat zyrtare nga Autoriteti Portual i Durrësit, ku shihet qartë trendi rritës. Nëse i krahasojmë me vitin 2022, regjistrohen 10 mijë udhëtarë më shumë në dhjetor të 2023-shit.
Tragetet e linjës Bari-Durrës kryen lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin e udhëtareve.