TIRANE- Festat e fundvitit do të rrisin gadishmërinë e uniformave blu, për të ruajtur rendin dhe sigurinë, në rrugë dhe ambiente publike, në mbarë vendin, si dhe për krijimin e kushteve për zhvillimin normal të aktiviteteve festive.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Drejtoria e Policisë e Shtetit informon për masat që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e festive.

Do të ketë një shtim të forcave të policisë në të gjithë pikat kufitare në mënyrë evitimin e krijimit të radhëve të mëdha, po ashtu shtim të shërbimeve policore edhe në rrugët kryesore në mynyrë që të respektohen rregullat e qarkullimit dhe të evitohen aksidentet.

Janë përforcuar shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit, kapjen e personave në kërkim, parandalimin e kontrabandës, etj.

Do të përforcohen shërbimet policore për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme shtetërore, si dhe kontrollin me patrullime të objekteve publike e private.

Nga Drejtoritë Rajonale të Kufirit e Migracionit dhe Drejtoritë e Policisë në Qarqe janë marrë masa për forcimin e bashkëpunimit me strukturat Doganore e Tatimore, si dhe struktura të tjera, me qëllim bllokimin e fishekzjarreve të rrezikshme për jetën.

Do të përforcohen shërbimet policore për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme shtetërore, si dhe kontrollin me patrullime të objekteve publike e private

Gjatë ditëve të festimeve të fundvitit strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në shërbim të përforcuar. Policia kujton numrin 129 për cdo qytetarë që mund të kërkojë ndihmën e policisë.