Festat Tiranë, lokal “Patricia”
kafe falas për pensionistët

Festat Tiranë, lokal “Patricia”<br />kafe falas për pensionistët
Lokal “Patricia”, në Tiranë, (në foto) ka marrë një iniciativë interesante dhe tepër altruiste në ndihmë të pensionistëve, jeta dhe kushtet ekonomike të së cilëve vështirësohen gjithmonë e më tepër. Përmes RAPORTONI JU një qytetar ka nisur këtë lajm ku tregohet për këtë gjest civil të pronarit të lokalit.

Në këto kohë krize ekonomike, kur cdo biznes apo person mundohet të minimizojë shpenzimet dhe humbjet, dikush ka menduar edhe për ata që me të vërtetë kanë nevojë për një dorë. Nuk është një iniciativë shtetërore, sepse shteti i ka braktisur prej kohësh gjyshërit tanë. Për ta ka menduar një biznesmen, i cili ka ofruar për pensionistët e varfër kafe falas, deri në mbarim të festave.

Një gjest i vogël që nuk i shpëton nga mjerimi, por na kujton ne të tjerëve se ata që na rritën tashmë kanë nevojë për ne.

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin

Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin