Ministri Petrit Vasili tërheq vëmendjen të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë të kenë kujdes parametrat shëndetësorë. Kujdes dhe për të rinjtë në përdorimin e lëndëve plasëse dhe fishekzjarret. “Përdorimi i tyre në mënyrë të gabuar mund të sjellë trauma të pariparueshme”- nënzoi ministri Vasili.
Ministria e Shëndetësisë garantoi se do të vërë në dispozicion shërbim të plotë shëndetësor natën e ndërrimit të viteve, si dhe me 1 e 2 janar të 2012.