Ekipi i Vllaznisë së Shkodrës prej vitesh nuk ju dhuron kënaqësi tifozëve të zjarrtë të tij në metropolin verior, por këtë sadisfaksion ua dhuron ekipi tjetër i tyre i zemrës, Gjermania, që ngriti për herë të katërt kupën e botës, teksa fitoi me rezultatin 1-0 përballë Argjentinës së Lionel Mesit.
Ekipi Gjerman ka një numër të konsiderueshëm tifozësh në vendin tonë, por mesa duket ajka e tyre ndodhet në qytetin e Shkodrës, që nga të gjithë njihet si djepi i futbollit shqiptar. Pamjet e fokusuara nga kamera e A1 Report në qëndër të metropolit verior pak minuta pasi përfundoi finalja e Marakanës ku trimfuan “panzerat” gjermanë, nuk kanë nevojë për shumë koment.
Kryefalë e kësaj natë është flamuri gjerman, bluza e këtij ekipi, si dhe fishekzjarret që pushtuan qiellin. 22-vjecari Getzë më golin që shënoi në minutën e 113 të finalës së Marakanës përballë rivalëve historikë Argjentinës, ngriti në këmbë një komb të tërë, por edhe u dhuroi emocione pafund tifozëve shqiptarë të këtij ekipi.
Atmosfera në qytetin Verior ishte e ngjashme me atë në Gjermani, komb që për hërë të katërt në historinë e botërorëve i treguan botës së janë “mbrëtër ”në futoboll dhe fitojnë edhe tempullin e këtij sporti, Marakanën e famshme të Brazilit.
Sheshi kryesor i qytetit ishte i tejmbushur me sportdashës të këtij ekipi, që të paktën për pak orë i bëri të harrojnë problemet e përditshme me të cilat përballen.
Kjo është e vetmja mënyrë që sportadashësit shkodranë dinë ta shprehin dashurinë e tyre për këtë sport magjik, teksa atmosfera që ata kriojojnë kalon cdo parashikim.
Çdo gjerman po të ishte i pranishëm këtë mbërëmje në Shkodër do mendonte se ndodhet në vendlindje, sakaq do habitej se si në këtë vend të vogël ka aq shumë dashuri dhe krenari për kampionët e rinj të botës.
Atmosferë e ngjashme në metropolin verior u krijua edhe pas fitores spektakolare të ekipit gjerman në gjysëmfinale me rezulatatin 7-1 përballë vendasve të Brazilit.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Gjermanisë në rrugët e Shkodrës">