Festime në Kosovë për festën

Festime në Kosovë për festën
PRISHTINË - Në Prishtinë kanë filluar festimet e Vitit të Ri me programe për fëmijë sot pasdite, për të vazhduar në mbrëmje dhe deri pas mesnatës, në një atmosferë plot njerëz në rrugë dhe sheshe. Në gjithë Kosovën janë paralajmëruar festime më shumë se kurrë në pritjen e Vitit të Ri 2012 dhe gjatë gjithë këtij viti të jubileut të madh të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në kryeqytetin e shtetit më të ri evropian, koncerti i mbrëmjes fillon sonte në orën 20:00 dhe zgjatë deri në 00:45, në sheshet Skënderbej e Nëna Terezë, ku si tradicionalisht në vitet e lirisë e pavarësisë do ta presin Vitin e Ri nën qiellin e hapur mijëra njerëz në festë. Sipas organizimeve të bashkisë së kryeqytetit, pikërisht në mesnatë do bëhet edhe ndezja fishekzjarrëve.
Përballë selive të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, pranë monumentit të Skënderbeut, është vendosur bredhi i madh i festave të fundvitit, ndriçimi solemn i të cilit është bërë traditë në vitet e lirisë dhe pavarësisë, prandaj i thonë edhe bredhi festave të viteve të lirisë dhe pavarësisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza