ELBASAN - Qyteti i Elbasani ka pritur qytetarë nga i gjithë vendi dhe trojet shqitpare për festën e Ditës së Verës. Kamera e televizionit A1 Report sjell pamjet nga atomsfera festive dhe pjesëmarrja në festimet dhe aktivitetet e organizuara të cilat kanë qenë maksimale. 

Festa e luleve ka nisur me karnavalet tradicionale të këtij qyteti të organizuara nga nxënësit e shkollave. Përmes figurave të krijuara dhe pankartave nxënësit kanë zgjedhur të përcjellin shumë mesazhe sensibilizuese për të gjithë shoqërinë. 

Në këtë ditë vere, qytetarët urojnë për mbarësi, shendet dhe bollëk. 

Qytetarët e Elbasanit e festojnë këtë ditë sipas traditës, pas aktiviteteve festive ata mblidhen pranë familjeve ku drekojnë në natyrë, lëndina apo kodrinat periferike të qytetit me gatimet tradicionale të festës, ku mbretëresha është ballokumja. 

Elbasani do te mbetet qyteti i mikepritjes i Ditës së Verës, aty ku lulet do të përcjellin shpresen dhe besimin per te ardhmen.

festimet ne elbasan

festimet ne elbasan

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)