Festina Mejzini: X-Factor, akademia për njerëzit që guxojnë

Festina Mejzini: X-Factor, akademia për njerëzit që guxojnë
Ajo është një konsideruar si një nga konkurrentet më të forta të X-Factor Albania, dhe nuk është kishte sesi të ndodhte ndryshe sepse vjen nga një familje artistësh. Vajza nga Gjakova, Festina Mejdini, ka impresionuar të gjithë me zërin dhe me profesionalizmin që po tregon dita ditës në skenë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Festina rrëfen për eksperiencën e saj në X-Factor si dhe për marrëdhënien me mentoren e saj, Juliana Pasha. “Ne kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe gjithnjë biem dakort, për ndonjë pikë të radhës”, - thotë Festina. Konkurrentja shprehet se ndihet e kënaqur me suksesin që ka arritur deri tani, dhe kërkon ta mbajë me çdo kusht këtë arritje të sajën. Duke u ndalur te këngëtaret e saj të preferuara, ajo thotë se janë Jessie J, Amy Winehouse, etj.

Festina, si ndiheni tani që gara në X-Factor po bëhet më e fortë?

Tani kur kemi ngelur vetëm dhjetë konkurrent, ndjejë mungesën për shoqet dhe shokët, të cilët po largohen pasi ishim mësuar sëbashku. Por nga ana tjetër më duhet një mobilizim më i madh, për të vazhduar me sukses prezantimin tim.

Sa e kënaqur jeni me suksesin që keni arritur deri tani?

Jam e kënaqur dhe ndjejë përgjegjësinë , për t’a mbrojtur suksesin e arritur deri tani.

Si do ta cilësonit bashkëpunimin me mentoren tuaj, Juliana Pashën?

Fantastik.

Sa ju ndihmon Juliana, në përzgjedhjen e materialeve tuaja?

Ne kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe gjithnjë biem dakort, për ndonjë pikë të radhës. E di që disa prej këngëve nuk kanë qenë të stilit tim, por X Factor kërkon sfidë të provosh rryma të ndryshme.

Po marrëdheniet tuaja me tre mentorët e tjerë, si janë?

Janë të shkëlqyera me të gjithë. Jam munduar që çdo këshillë të tyren, t’a marrë me seriozitet.

Në cilën rrymë ndiheni më komode kur performoni?

Mendoj se në rrymën jazz dhe blues. Në këto dy rryma e ndiej veten më mirë por nuk kam probleme edhe me rryma tjera si regge, etj.

Keni një ngjashmëri me Jessie J, ju pëlqen si këngëtare?

Për mua Jessie J, Amy Winehouse dhe Adele, janë tri këngëtaret e perferuara.

Ju vini nga një familje muzikatësh, sa krenarë ndihet familja për ju?

Unë vij nga një familje ku muzika ka qenë gjithmonë e pranishme dhe është përcjellë brez pas brezi. Gjyshi im i ndjerë Mazllom Mejzini, i cili është autor i rreth 70 këngëve popullore dhe të lehta shqipe, ka qenë ai i cili më ka rritur me mandolinën e tij. Prindërit e mi janë shumë krenarë kur më shohin, teksa vazhdoj traditën familjare artistike.

Sa ju mungon familja juaj?

Më mungon shumë familja dhe shoqëria në Gjakovë.

Javën e kaluar ju performuat një këngë të Olta Bokës, si u ndjetë karshi Oltës në skenë?

Këndova këngën time të preferuar. Olta është një këngëtare e mrekullueshme, u ndjeva e nderuar dhe e falenderoj publikisht, që më bëri një suprizë të tillë.

Mendoni se do të arrini deri në finale?

Mendojë se e kam arritur qëllimin kur publiku më mirëpret dhe më voton në çdo performancë. Juria nga ana tjetër më jep komplimente dhe kur dal në Tiranë njerëzit më përgëzojnë për suksesin tim. Unë mendoj që kjo për mua mjafton, ndërsa sa i përket finales them se jemi të gjithë finalistë.

Cilin nga konkurrentët konsideroni më të fortë?

Secili nga konkurrentët ka të veçantat e tij dhe nuk mund të veçojë ndonjërin prej tyre. Pastaj gjithçka varet edhe nga preferencat e publikut.

Sa ju ka mungon qyteti juaj Gjakova?

Më mungon shumë Gjakova por edhe në Tiranë ndihem mirë. Sa herë vij në Shqipëri, jo vetëm unë por edhe familja ime, kemi një ndjenjë ringjalljeje , për shkak të kohës së luftës. Para 13 viteve ishte Shqipëria ajo e cila na mundësoj, që të jemi ne shqiptarët e Kosovës, i cili është një vend i shenjtë, dhe e gjithë kjo falë Shqipërisë.

Gjakova është një qytet që ka nxjerr shumë talente në muzikë, mendoni se do të jeni dhe ju në të ardhmen një tjetër talent i këtij qyteti?

Këtë e vlerëson mësë miri publiku. Gjakova ka qenë gjithmonë vatër e kulturës dhe nga aty rrjedhin shumë artistë, si Shkëlzen Doli, i cili ishte shumë i ri kur performonte me gjyshin tim, kurse sot është krenaria e kombit në Filharmonin e Vjenës, pastaj edhe shumë këngëtarë të tjerë.

Cila ka qënë performanca juaj më e mirë në X-Factor?

Unë kam performuar në disa rryma dhe secila ka specifikën e saj. Por kam parë komentet e fansave që disa pëlqejnë këngët ritmike, disa ato të lehta disa këngët shqip etj. Megjithatë unë e ndjej veten majft mirë siç u shpreha edhe pak më sipër në këngët e Amy Winehouse, që e adhuroj shumë.

Çfarë është X-Factor për ju?

Është një Akademi për të gjitha talentet e reja, që guxojnë në botën e artit.

Kur do t’iu shohim me një projekt tuajin muzikor?

Është ende herët por nuk i dihet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje