Karnavale, parada, muzikë dhe kulinari në mbarë botën gjatë muajit gusht.
Karnavalet i Fano, Marche: Ky fshat bregdetar ka në favor të tij motin e mirë për të përsëritur euforine e karnavaleve. Është një mundësi e shkëlqyer për të përjetuar atmosferën e një qyteti të vogël me një identitet të dyfishtë. Nga njëra anë qyteti i vjetër, i pastër, i rregullt dhe i ngadalshëm nga ana tjetër i mbushur plot me cadra dhe ambjente plazhi ku të eksperimentosh të gjitha llojet e argëtimit është thuajse një ligj.
Muaji i Amsterdamit: Fillon me paradën Amsterdam Pride (27 korrik -4 gusht), dedikuar komunitetit të homoseksualëve transgresive, me një paradë televizive që tregon nga festimet në rrugë deri tek klubet e qytetit. Ajo vazhdon me festivalin teatror Parade De që përfshin qytetet e tjera të mëdha të Holandës dhe përqendrohet në Amsterdam (9-25 gusht), ku në cadrat në parkun Martin Luter King bëhen shfaqje të vogla. Nuk ka problem nëse nuk e dini gjuhën pasi këtu mbizotërojnë mimika dhe gjuha e trupit.
Auctions Nagusia, Spanja: Në pjesën tjetër të Spanjës quhet Semana Grande, por Bilbao ka mbetur besnik në gjuhën baske dhe kështu që kjo festë është e njohur për të gjithë në qytet si Aste Nagusia (Java e Madhe). Duke filluar nga e shtuna e tretë e gushtit,ka parada tradicionale dhe muzika të ndryshme të cilat kombinohen në një program intensiv të ngjarjeve kulturore. Festa vazhdon për më shumë se 10 ditë dhe është mundësi e mrekullueshme për të njohur një qytet ëndrrash,të gjallë në zemër të provincës së Vizcaya.
Olhão - Festivali i detit, Portugali: Festivali i detit Olhão ka si protagonistë të tij pjatat e shijshme të kuzhinës së Algarve, si caldeirada (peshku i furrës) dhe cataplana, një specialitet tipik i orizit me butak e cila merr emrin e vet nga tenxherja e mbyllur e bakrit në të cilën gatuhet. Të gjitha këto shkojnë mjaft mirë me performancat e grupeve të ndryshme të muzikës.
Karnavalet e Notting Hill në Londer: Dy milionë njerëz dynden në Notting Hill gjatë fundjavës së (Bank Holiday) për të marrë pjesë në festat më të mëdha të rrugëve në Evropë, e cila filloi si një festë e kulturave të Karaibeve gati një gjysmë shekulli më parë. Në qytetin e madh papritmas shpërthejnë ngjyrat e festës.
FESTIVALET NË DATA
Karnavalet i Fano, Marche- 1-4 gusht
Muaji i Amsterdamit- 27 korrik-25 gusht
Auctions Nagusia, Spanja- Kur: 17-28 gusht
Olhão - Festivali ushqimit, Portugali 10-15 gusht
Karnavalet e Notting Hill në Londër- 25-26 gusht
/Shqiptarja.com