Festivali Adriatiko-Jonian i Teatrit mbi Trashëgiminë Kulturore Jomateriale prezantoi online në tre mbrëmje artistike poezi, filma dhe shfaqje teatrore, që në fokus kishin temën e gjakmarrjes. Aktori Alert Çeloaliaj, si përfaqësues i Universitetit të Arteve rrëfen punën e bërë me artistët e rinj, për promovimin e identitetit tonë kombëtar përmes kulturës
“Vendosja e lahutës përballë poezive, por edhe gjakmarrjes rrëfejnë identitetin tonë kombëtar. Ne jemi për të ruajtur atë që është pozitive edhe e mirë e identitetit tonë, por edhe për të luftuar këtë skllavëri që kthen këta fëmijë, të jetojnë, siç bëhej qindra vite më parë”, shprehet Prof. Assoc. Alert Çeloaliaj në Universitetin e Arteve.
Filmi i shkurtër “21001 ditë” me regji të Endi Hoxhës dhe Producent Qendra Event, trajton përmes dramës së gjakmarrjes, një histori një ngujimi gjatë tre brezave në një familje shqiptare. Protagonistin, Gjonin e luan Ergi Shushku i shoqëruar dhe nga Guljelm Radoja, Bujar Asqeriu dhe Margent Caushi.
“Në qendër të dramës është një djalë me ëndrra për të ardhmen, por për shkaqe që nuk kanë lidhje me të vuan pasojat, edhe për mua dramë më të madhe se kjo nuk ka”, shprehet regjisori Endi Hoxha.
“Tinguj dhe Vargje” u mbështet në krijimet poetike e fëmijëve të ngujuar prej gjakmarrjes. Poezia, tregimet, muzika tradicionale me lahutë dhe klasike ndërthuren së bashku.
Ndërsa, “Pranga Gjaku” u shndërrua në një eksperiment të trefishtë nga tre regjisorët e rinj Aldi Hysotoci, Dajana Nenaj dhe Xhuljano Brisku, të cilët prezantuan tre projeksione të ndryshme të tekstit fillestar.
“Shfaqjet janë vetëm maja e ajsbergut, pasi pjesa më e madhe e punës është bërë në muajt e shkuar që ka përkuar jo vetëm me gjurmimet antropologjike, por edhe me përgatitjen e të rinjve” shprehet prof. Pjeter Guralumi, “Qendra Event”.
Pjesë e rrjetit Adriatik i produksioneve artistike për zhvillimin dhe shtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale është Shqipëria, Mali i Zi edhe Italia.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22