Festivali ballkanik i filmit dhe
kulinarisë, 5 ditë garë, sonte çmimet

Festivali ballkanik i filmit dhe<br />kulinarisë, 5 ditë garë, sonte çmimet
Prej 14 shtatorit, po zhvillohet për të 5-in vit rresht, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë në qytetin e Pogradecit. Nën drejtimin e regjizorit Eno Milkani dhe kurimin e Gerta Qurkut, B3F finalizohet sot në mbrëmje (19 shtator)  me shpërndarjen e çmimeve për më të mirët.
 
Këtë vit janë plot 100 prodhime kinematografike nga gjithë rajoni i Ballkanit që paraqiten për publikun pogradecar dhe jo vetëm, në kinemanë e qytetit.
 
Me rreth 20 produksione të shfaqura në ditë, me tre orare, 11:00; 17:00; 21:00, pjesëmarrësit konkurojnë në kategoritë e filmit të gjatë, filmit të shkurtër, dokumentar, filmit eksperimental dhe animacion.
 
Ndryshe nga vitet e tjera, në këtë edicion kanë qenë surprizë kategoritë e filmit të shkurtër dhe atij eksperimental, ku pritet që gara të jetë më e fortë.
 
Pavarësisht numrit të lartë të pjesëmarrësve, Milkani thotë se ndihet “i zhgënjyer” nga numri i autorëve shqiptarë dhe cilësia e produksioneve të tyre këtë edicion. Ndërkohë në anën tjetër të medaljes qëndron Kosova, e cila është përfaqësuar denjësisht me produksionet e saj si, “Heroi” me regji të Luan Kryeziu, “5 euro”, “Koordinatat”, “Piano”, “Ne të tre”, “Miriam”, “Fati” etj. Shtetet me përfaqësim më të lartë janë Greqia me rreth 20 produksione si dhe Turqia me 16 produksione.
 
Sa i përket kategorisë së filmit të gjatë duket se gara ëhstë më e fortë.  Në këtë kategori marrin pjesë 7 produksione ndër të cilat filmi shqiptar “Bota” i regjizorëve Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, filmi kosovar “Heroi” i regjizorit Luan Kryeziu si dhe filmi malazez “Fëmijët nga rruga Marks & Engels” i nominuar për çmimet Oscars si filmi më i mirë i huaj.
 
Risi në këtë edicion të B3F ishte “Balkan Mish Mash Film Production”. Një ëorkshop që mblodhi së bashku 12 kinemadashës, profesionistë dhe amatorë nga gjithë Ballkani, për të prodhuar 6 filma të shkurtër gjatë ditëve të festivalit.
 
Ky aktivitet  u zhvillua me qëllim për të nxitur bashkëpunimin midis vendeve të rajonit të Ballkanit.

foto
Foto të tjera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot