Edicioni i 14-të i Festivalit ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan sot në mbrëmje, sipas traditës, në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Drejtori artistik i Festivalit, Gjergj Prevazi, tha se “tashmë përveç qytetit ku nisi ky festival, shfaqjet e tij kanë një hartë shumë më të madhe edhe në qytete të tjerë të vendit dhe Kosovës”. Sipas Prevazit, gjatë këtij edicioni do të ketë 13 shfaqje në skenat e qyteteve të Durrësit, Tiranës, Korçës, Shkodrës, si dhe në teatrin “Dodona” të Prishtinës.
Përveç trupave nga vendi ynë në edicionin e 14-të të Festivalit do të performojnë edhe ansamble të dancit modern dhe kontemporan nga Italia, Hungaria, Austria dhe Franca. Festivali nis me shfaqjen “I always have a handkerchief in my pocket” nga trupa e kompanisë së Dancit shqiptar dhe do të përfundojë më 19 nëntor me shfaqjen “Unknown”.
Skena shqiptare është pasuruar me zhanrin e ri të Dance Theatër dhe artistët tanë po fitojnë një përvojë gjithnjë e më të madhe në këtë drejtim- Gjergj tha Prevazi.
Festivali i Dancit që organizohet nga shoqata “Bukuroshja e Durrësit” ka nisur në vitin 2006 dhe në skenat e teatrove të ndryshme janë përballur artistikisht trupa dhe kompani të teatrit alternativ nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Hollanda, Turqia, Italia, Kanadaja, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Austria, et
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.1%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
27 Mars, 17:02
-
U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë
27 Mars, 14:11
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra
26 Mars, 22:00
-
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
26 Mars, 13:27
-
Me shpejtësi 'skëterrë', 22-vjeçarja në Durrës përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron momentin e aksidentit
26 Mars, 08:34
-
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi (EMRI)
24 Mars, 14:41
-
Deti nën ‘pushtetin’ e erës e dallgëve, vijon të jetë i pezulluar peshikimi dhe lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari e anasjelltas! Rinisin nesër
24 Mars, 11:00
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën! Momenti kur shkëmbejnë drogën (VIDEO+EMRAT)
23 Mars, 11:25
-
Krujë/ Eksploziv makinës së 25-vjeçarit, vetëm dëme materiale! Ja pista e hetimit: Dyshohet se ngacmoi një vajzë (EMRI)
23 Mars, 10:02
-
Sot deti nën pushtetin e erës e dallgëve, anulohet lundrimi i anijeve Vlorë- Brindizi -Vlorë e Durrës - Bari - Durrës! Ndalohen dhe mjetet e peshkimit deri më 25 mars
23 Mars, 07:52