Festivali i filmit dhe kulinarisë në
Pogradec, ja çmimet dhe fituesit

Festivali i filmit dhe kulinarisë në<br />Pogradec, ja çmimet dhe fituesit
Përgjatë një jave në Pogradec janë shfaqur prodhimet më të mira kinematografike të rajonit, në festivalin ndërkombëtar të Filmit dhe Kulinarisë. Në mbrëmjen finale të së shtunës u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Fituesit e këtij festivali i kanë marrë kupat nga personazhe të njohur të skenës dhe kinemasë shqiptare si Tinka Kurti (e cila ishte dhe presidentja e nderit të këtij edicioni), Dhimitër Anagnosti, Roza Anagnosti, Guljem Radoja etj.

Përveçse një njohje me kinemanë ballkanike, festivali  u kthue përgjatë një jave dhe në një vend takimi për emra të njohur të skenës, të cilët janë miqtë e përhershëm të këtij eventi.

Çmimet janë ndarë për të gjitha kategoritë, duke nisur nga dokumentari deri te filmat me metrazh të shkurtër që janë një tjetër risi e këtij festivali. Kosova është nderuar në këtë festival me disa çmime.

Regjisori Luan Kryeziu mori çmimin e festivalit për filmin “Heroi”, një film që ka marrë dhe vlerësime të tjera ndërkombëtare. Alban Ukaj dhe Ylli Çitaku janë vlerësuar në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër me filmin “Kali”. Më poshtë sjellim të gjithë çmimet që u ndanë të shtunën në mbrëmje në Festivalin ndërkombëtar të filmit dhe kulinarisë në Pogradec.
 
Special Mention: Miriam Majlind Samardxha (Kosovë)
Special Mention: Nameless children (Turqi) Sulejman Karalsan, Mimoza Shuli, Rifat Erkek
Çmimet për filmat e shkurtër
Special Mention: Granddaughter Kroaci, Tomislav Sestan, Kristina Doric
Best Short: Kali, Alban Ukaj / Ylli Çitaku Kosovë
Staff Award: Voice Mail, Kroaci
Best Animation: Butler Choice, Padelis Paradisis (Greqi)
Best Student Dokumentar: Feeling Lucky, Evangelos Vrohidis
Special Mention: A political Care, Ermela Teli (Shqipëri)
Juri Award: 400 years search, Heidi Kancler, (Slloveni)
Sam Roma, Maria Danezi (Greqi)
Çmim special nga Bashkia Pogradec, “Monumenti”, Eva Hausburger (Austri)
Best Dokumentary, Grad Prize: Paolos Dream, Kireneos Papadimatos (Greqi)
Best Student: Ira Dika me Boil
Staff Award “Heroi”, Luan Kryeziu (Kosovë)
Recognition Award: Karafil Shenaj, Mountain in front
Çmimi i madh: Bota, Iris Elezi dhe Tomas Logoreci

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot