Festivali i Jazz-it, improvizimet
aventurore nga Austria e Turqia 

Festivali i Jazz-it, improvizimet<br />aventurore nga Austria e Turqia 
Grupi austriak i jaz Duo Rabitsch-Pawlik ka çelur mbrëmjen e së martës festivalin Jazz in Albania në Tiranë.

Artistët Michaela Rabitsch këngëtare dhe instrumentiste e kitaristi Robert Pawlik kanë prezantuar CD-në e katërt të përbashkët me krijime muzikore të frymëzuara nga turne të shumta të viteve të fundit nëpër Evropë, Azi dhe Afrikë.

Është një prezantim tipik i xhazit joamerikan. Këngëtarja duket e lirë dhe fluide duke luajtur me trompën e saj.

Michaela dhe Roberti kanë prezantuar Jazz me meloditë e ndezura, harmonitë e forta, ritmet e këndshme dhe improvizimet aventurore me përzierje e balanca vokale-instrumentale, qoftë si një kuartet ose si një duo.
 
Ata kanë zgjedhur mbresat më interesante nga kulturat e ndryshme muzikore dhe kontrastin me sfondin e tyre muzikor.  

Këto mbresa reflektohen në kompozimet e melosit plot freski të Jazz, World dhe Fusion.

Teknikisht të aftë dhe artistikisht të talentuar ata i kanë dhuruar publikut një shfaqje inovative të xhazit, të ndritshme të saktë, dhe mbi të gjitha, diabolike deri tempo!
 
Më pas ka perfomuar grupi i Jazz-it i ardhur nga Turqia “It had better be tonight”. Artistët kanë sjellë tingujt e erërave të Bosforit.
 
Dhjetëra stilizime të melosit në trompë, kitarë, bas dhe piano janë duartrokitur nga publiku dhe kolegët pjesëmarrës në festival. Performaca të arrira që shtrijnë dramën në të gjitha paradigmat muzikore duke ndërthurur  elementin turk në këtë zhanër shumë të veçantë.
 
Duket se tema e muzikës turke është bërë normë në skenën moderne të xhazit të Turqisë. Megjithatë një grup kaq simpatik është përpjekur prej vitesh që të përfshijë edhe elementë të xhazit europian apo më gjerë.

Pas kësaj nate magjike te dyja grupet Duo Rabitsch -Pawlik dhe grupi turk i Jazz-it do të udhëtojnë drejt Korçës e qyteteve të tjera të Shqipërisë për koncertin e radhës.

Ndërsa të njëjtin itinerar do të ndjekin edhe grupet e tjera pas performancave në Hotel Rogner që do të mbahen çdo mbrëmje në orën 20.30 deri më 26 korrik.

[gallery]23159[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja