Festivali i Kanës ul siparin,
"Dheepan" fiton Palmën e Artë

Festivali i Kanës ul siparin,<br />
Festivali i Kanës ka ulur siparin e tij pas paradës disa ditore të filmave dhe  protagonistëve në tapetin e kuq.

Prodhimi kinematografik “Dheepan” i regjisorit Jacques Audiard ka rrëmbyer Palmën e Artë të këtij edicioni. 

Ky film ka të bëjë me dramën e një luftëtari nga Sri Lanka, i cili ka udhëtuar drejt Francës, ku punon si kujdestar në Paris ka qenë prodhimi kinematografik që ka arritur të rrëmbejë Palmën e Artë për këtë edicion.  

Regjisori Audiard është nderuar edhe në edicione të mëparshme me çmime duke kujtuar këtu vitin 2009 ku filmi “A Prophet” mori çmimin “ Grand Prize”. 

Çmimi i dytë i Festivalit të Kanës shkoi për regjisorin hungarez Laszlo Nemes, me filmin e tij “Saul Fia”, ndërsa “The Lobster” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin e tretë.

Sa i përket çmimeve të tjera të dhëna mbrëmjen e së dielës në edicionin e 68-të të Festivalit të Kanës janë "aktorja më e mirë" është ndarë mes Rooney Mara dhe Emmanuelle Bercot.

Ky vendim i jurisë për të dhënë dy aktoreve çmim është konsideruar mjaft i papritur.

Ndërsa si "aktori më i mirë" është vlerësuar francezi Vincent Lindon për rolin e tij në filmin “La Loi du Marché”.


festivali i kanes


festivali i kanes


festivali i kanes
 
Lista e fituesve të edicionit të 68-të të Festivalit të Filmit në Kanë: 
 
 
Palme d’Or (Palma e Artë)

Dheepan, dir: Jacques Audiard

Grand Prize (Vendi i dytë)

Son Of Saul, dir: Laszlo Nemes

Best Director (Regjisori më i mirë)

Hou Hsiao-hsien, The Assassin

Best Actor (Aktori më i mirë)

Vincent Lindon, The Measure Of A Man

Jury Prize (Çmimi i Jurisë)

The Lobster, dir: Yorgos Lanthimos

Best Actress (Aktorja më e mirë )

Rooney Mara, Carol

Emmanuelle Bercot, Mon Roi

Best Screenplay (Skenari më i mirë)

Michel Franco, Chronic

Palme d’Honneur  (Palma e Nderit)

Agnès Varda

Caméra d’Or (Kamera e Artë)

La Tierra Y La Sombra, dir: César Augusto Acevdeo

Short Film Palme d’Or (Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër)

Waves 98, dir: Ely Dagher
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës