Festivali i Këngës, Arbana Osmani zbulon risitë: Kryefjalë kënga! Për Eurosong vendos publiku! Rrëfehen Nallbani, Dilo e Rushiti

“Në datë 19, njerëzit mund të ulen ngrohtë në shtëpitë e tyre edhe të dëgjojnë këngët që këtë vit garojnë për Festivalin e  Radio Televizionit Shqiptar”, shprehet moderatorja Arbana Osmani.

Artistë të afirmuar e të rinj, 26 këngëtarë përjetojnë ethet e Festivalit të Këngës, që do të mbahet për 4 net.

“Në natën e parë do të prezantohen 8 këngë të artistëve të mirënjohur që ne i kemi quajtur ‘big’ dhe 5 këngë të artistëve të rinj dhe grupeve alternative. E njëjta gjë do të jetë në natën e dytë. Ndërsa në natën e tretë, kemi dashur të risjellim disa nga këngët më të mira të Festivalit ndër vite”

Në të parën konferencë për mediet, shumë prej tyre janë të pranishëm.

“Unë marrë pjesë këtë vit me dy këngë. ‘N’Eden’ me Rezarta Smajën ku kam bërë muzikën edhe tekstin. Dhe me Albina Kelmendin dhe familjen e saj kam vetëm tekstin e këngës ‘Duje’” , thotw kompozitorja dhe autorja Eriona Rushiti.

Kompozitorja Rushiti është fituese e Festivalit të Këngës në vitin 2019, me “Ktheju Tokës” të kënduar nga Jonida Maliqi.

“E kam shijuar majën e suksesit në raport me Festivalin dhe tanimë e rëndësishme është që të paraqitemi sa më mirë te publiku, të lëmë një shije të veçantë”, shprehet Rushiti.

Këngëtarja Manjola Nallbani këtë vit do të interpretojë këngën “Dua”.

“Është një këngë ritmike, kompozim I Kledi Bahitit, pastaj është poezia ime edhe desha të jap një mesazh sidomos pas gjithë kohëve se çfarë kemi kaluar, pas gjithë situatave. Njeriu gjithmonë edhe më shumë duhet të kuptojë se në këtë jetë duhet të zgjohesh në mëngjes dhe të biesh në darkë në gjumë duke thënë thjesht ‘Duaj’”, thotë këngëtarja Manjola Nallbani.

Ndërsa këngëtarja Rovena Dilo merr pjesë me një këngën “Motit” tekstin e të cilës e shkruan vet.

“Motit është një tekst dashurie, por që ka një mesazh për mentalitetin. Për atë që ne bëjmë jashtë dëshirës sonë, të drejtuar nga ajo që turma thotë", shprehet Dilo.

Arbana Osmani, e përzgjedhur për të drejtuar këtë edicion të 61, e thotë prerazi, se këtë vit, kryefjalë do të jetë kënga. Ndërsa pa zbuluar shumë, rrëfen se në prezantim nuk do të jetë vetëm.

Krahas mospublikimit të këngëve para performancave në Festival, risia më e rëndësishme këtë vit është tek çmimet. Do të ketë një juri që do të vendosë tre çmime të para si dhe një çmim për artistët e rinj dhe një për karrierë. Por fituesi do t’i lihet votës së publikut, përmes sms-ve.  Bojken Lako, Shpëtim Saraçi, Eraldo Rexho dhe Eduart Grishaj janë pjesë e stafit organizativ, të cilët e shohin me optimizëm, arritjen e një tjetër standardi në këtë garë.

Sa i përket të ftuarve special mendohet të jenë 16. Do të ketë një monolog të veçantë nga aktorja Margarita Xhepa, performancë danci nga Ambeta Toromani e Kledi Kadiu, si dhe një tjetër artiste e re shqiptare pretendente për të marrë pjesë në Evrovizion, Gala Aliaj.  Nevojën për përmirësim artistët e panë në politikat e Festivalit. Kërkuan rishikim të kontratave sa i përket kalimit të të drejtave totale të autorit tek RTSH. Po ashtu e panë si handikap që duhet rregulluar mungesën e këngëve të tyre në kanalet e komunikimit. Radha e performanca për dy netët e para u vendos në bazë të një shorteu.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja