Festivali i Zhvillimit të Qëndrueshëm zhvillon edicionin e katërt në Tiranë, ambasadori Bucci: Për Italinë parësore vëmendja ndaj qëndrueshmërisë

Festivali i Zhvillimit të Qëndrueshëm zhvillon edicionin e katërt në Tiranë, ambasadori Bucci: Për Italinë parësore vëmendja ndaj qëndrueshmërisë

Festivali i Zhvillimit të Qëndrueshëm nga ambasada italiane

Ambasada e Italisë në Tiranë ka bërë një lajmërim për zhvillimin e festivalit të Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili tashmë ka mbërritur në edicionin e katërt të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo është nisma më e rëndësishme italiane për të rritur ndërgjegjësimin e dhe mobilizimin e qytetarëve, të brezave të rinj, të sipërmarrjeve, shoqatave dhe institucioneve mbi çështjet e qëndrueshmërisë ekonomike, sociale dhe mjedisore, përhapjen e kulturës së qëndrueshmërisë dhe krijimin e një ndryshimi kulturor dhe politik që i bën të mundur Italisë zbatimin e Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara dhe të arrijë të 17 Obiektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Në kuadër të edicionit të këtij viti, i planifikuar në periudhën ndërmjet 22 shtatorit dhe 8 tetorit, Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Bashkinë e Tiranës eventin"Sistemi Italian në Shqipëri për qëndrueshmërinë dhe Axhenda 2030" një nismë transversale me qëllim nxjerrjen në pah të disa prej aktiviteteve kryesore dhe praktikave më të mira të zbatuara nga entet publike, OJQ-të dhe ndërmarrjet italiane aktive në Shqipëri në dobi të çështjeve strategjike si qëndrueshmëria e mjedisit, ekonomia qarkulluese, arsimi dhe edukimi për mënyra jetese të shëndetshme që respektojnë mjedisin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë.

Gjatë kësaj nisme, Ambasadori Italian Fabrizio Bucci ilustroi nismat e fundit të ndërmarra nga Ambasada Italiane në Tiranë për një "shndërrim të gjelbër" i cili do të përfundojë në fund të këtij vitit.

U prezantua gjithashtu edhe nisma e AICS Tirana "Planete”, një fushatë e re komunikimi, 20 histori dhe raste suksesi të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm të cilët nga Veriu në Jug të vendit kanë dhënë kontributin e tyre në ndryshimin e komuniteteve lokale në rrugën e tyre të integrimit evropian falë nismave të bashkëpunimit të financuara nga Qeveria italiane në Shqipëri. Objektivi i fushatës e cila do të përfundojë me një event te rëndësishëm të Sistemit Itali, pranë Muzeut Kombëtar Shqiptar nga data 15 deri më 25 nëntor është promovimi i njeriut si aktor kryesor në proceset e zhvillimit të qëndrueshëm.

"Në përmbyllje të panelit prezantimi i Zyrës së Shkollave të Ambasadës mbi disa nga projektet arsimore në vazhdim mbi çështjet mjedisore dhe dëshmitë e drejtpërdrejta të dy realiteteve të virtytshme italiane që operojnë në Shqipëri, Green Recycling dhe Eco Tirana, të cilët do të shfaqin disa përvoja të drejtpërdrejta mbi përfitimet ekonomike dhe aspektet sociale të një ekonomie të shëndetshme qarkulluese si në kontekstin e partneriteteve konstruktive midis publikut dhe privatit ashtu edhe në diversifikimin e proceseve formuese dhe të punës në dobi të përfshirjes së ndërmarrjeve më të vogla dhe të përfshirjes sociale të kategorive të pafavorizuara", thuhet në njoftimin zyrtar.

Ambasadori Fabrizio Bucci u shpreh se: “për Italinë është parësore që të mbajë në një nivel të lartë vëmendjen ndaj çështjeve të qëndrueshmërisë, arsye për të cilën po e trajtojmë edhe në Shqipëri këtë çështje.

Kemi ndërmarrë hapa drejt orientimit të Ambasadës kah një administrate të gjelbër, në të cilën nuk do të përdorim më materiale plastike me një përdorim, ku do të kufizojmë përdorimin e automjeteve duke i zëvendësuar ato pjesërisht me biçikleta elektrike. Kemi bashkëpunime strategjike me sipwrmarrjet më të suksesshme italiane edhe këtu në Shqipëri, nga Ecotirana tek Green Recyclicling, Coca-cola dhe Fiat, Bashkëpunojmë çdo ditë me Administratën shqiptare për të fuqizuar politikat dhe praktikat e gjelbra dhe të qëndrueshme në Vend, si me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë për Mbrojtjen e Sipërmarrjeve dhe me Bashkinë e Tiranës. të pranishëm sot këtu me ne”.

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjeve, Eduard Shalsi, nënvizoi se: “edukimi i sipërmarrjeve dhe ndërgjegjësimi i brezave tw rinj  është shumë i rëndësishëm. Sfida jonë është të kemi si partner  sipërmarrjen. Duhet të riorganizojmë dhe të ristrukturojmë institucionet tona kah një ekonomie qarkulluese.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lenci: 06/10/2020 11:32

    "Qendrueshmeri" eshte menyra e sheqerdisur e lobit LGBT+ qe eshte ne krye te EU per te thene "qendroni ne vend numero"

    Përgjigju
  • Haha: 06/10/2020 08:44

    ...qendrueshmerise!!!- vendi/trualli /shtet/torisht... me i paqendrueshem dhe korrupt ne Planet, ne te gjitha dimensionet shoqerore! Te mesosh nga talja!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!