Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve 'Tirana Gate 2022', Veliaj: Fqinjësia e mirë nuk duhet marrë si e mirëqenë; takimet për librin, eksperienca për t’u ndarë me bashkëmoshatarët

Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve 'Tirana Gate 2022', Veliaj: Fqinjësia e mirë nuk duhet marrë si e mirëqenë; takimet për librin, eksperienca për t’u ndarë me bashkëmoshatarët

"Tirana Gate 2022", edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të të Rinjve, po zhvillohet për tre ditë me radhë, 5, 6 dhe 7 Tetor në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet. Tema e edicionit të këtij viti është "Fqinjët". Pjesëmarrës në këtë festival ishin autorë e shkrimtarë të rinj, dhe jo vetëm, nga Ballkani dhe Evropa.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në fjalën e tij tha se fqinjësia e mirë ka rëndësi të veçantë gjatë gjithë formimit të njeriut.

“Fqinjësia e mirë ka shumë rëndësi, por ajo nuk duhet marrë si e mirëqenë. Në Tiranë jemi me fat sepse gjendemi mes Athinës së demokracisë dhe Europës së lashtë të shtetformimit; pra, nuk mendojmë kurrë se të qenit mes Romës dhe Athinës është rrezik për ne. Nuk e mendojmë këtë as për Maqedoninë e Veriut, ku 30% janë shqiptarë, as për Malin e Zi, për Kosovën jo e jo. Por ajo që ne mund ta marrim për të mirëqenë është luks për disa të tjerë, siç është rasti i Ukrainës, e cila nuk e ka luksin ta marrë për të mirëqenë fqinjin e saj, se fqinji i tyre ka shpallur mobilizim për t’i pushtuar. Fqinjësia nuk duhet marrë si e mirëqenë sepse kemi disa shembuj shumë afër nesh që na tregojnë se fqinjësia mund të jetë një aset i madh, thesar, mundësi, por mund të jetë edhe shkatërrim i madh. Kush nuk e kuron fqinjësinë, kush nuk e mjekon fqinjësinë, kush nuk i shëron ato plagët, mund t’i përsërisë këto gabime. Shpresoj shumë që edhe takimet për librin të shërbejnë për të krijuar fqinjësi e miqësi të tilla për të rinjtë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i porositI letrarët e rinj se miqësitë dhe fqinjësitë e mira duhen ruajtur si të tilla. Koordinatorja e titullit "Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022", Aspasjana Kongo, tha se ky festival është ndryshe nga herët e tjera, për faktin se ka më shumë përfshirje të shkrimtarëve të rinj.

"Ky është një panel ku të rinjtë kanë mundësi të diskutojnë, bashkëbisedojnë dhe shkëmbejnë eksperienca dhe për të arritur në një gjuhë të përbashkët. Ju falenderoj për organizimin dhe lehtësimin që na keni mundësuar për të sjellë një festival të tillë, në përfshirjen e më shumë se 15 shkrimtarëve, autorëve të rinj. Sigurisht, vitin tjetër me synimin që të kemi edhe më shumë, por edhe për të punuar edhe më shumë", u shpreh Kongo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Shpallja 2.4 milion banorë, akt antishqiptar. Largon investimet e juaja dhe ….

Spahiu: Shpallja 2.4 milion banorë, akt antishqiptar. Largon investimet e juaja dhe ….